22,05,2024

Sondazhet tregojnë se partia e Shpend Ahmetit nuk e kalon pragun

Must Read

Partia Social Demokrate e Shpend Ahmetit nuk do të mund ta kalonte pragun zgjedhor për të hyrë në Kuvend, nëse zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbaheshin këtë të diel.

Këtë e thotë sondazhi i sotëm i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).

Rezultatet e këtij sondazhi e nxjerrin PSD-në me vetëm 2 përqind.

Kjo parti është themeluar muaj më parë nga grupi i 12 deputetëve, 2 kryetarëve të komunave dhe zyrtarëve tjerë që u ndanë nga Vetëvendosja.

Në këtë sondazh të publikuar sot Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë e para.
Sondazhi i prezantuar sot tregon se LDK-ja ka një distancë të ndjeshme ndaj partive tjera rivale.

Sipas këtij sondazhi, nëse zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbaheshin këtë të diel, 23.8 përqind e elektoratit do të votonin për LDK-në.

Në vendin e dytë është radhitur PDK me 18.4 përqind të votave ndërsa Vetëvendosje e treta me 16.6 përqind.

AAK-ja është partia e fundit e cila do ta kalonte pragun prej 5 përqind të votave për të marrë ulëse në Kuvend. Sondazhi tregon se 8.8 përqind e votuesve do të votonin për partinë e cila aktualisht drejton qeverinë e Kosovës.

NISMA Social Demokrate është vetëm pak nën pragun e kërkuar me 4.9 përqind ndërsa PSD ka marrë 2 përqind të votave të respondentëve duke lënë mbrapa AKR-në me 1.7 përqind dhe Alternativën me 0.6 përqind.

Për Listën Serbe janë deklaruar 4.1 përqind të respondentëve

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/sondazhet-tregojne-se-partia-e-shpend-ahmetit-nuk-e-kalon-pragun-575678/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nga Ferizaj shkoi në spitalin “Sistina” për të operuar këmbën e majtë, por pa nevojë ia operuan të djathtën

Një rast jo i zakonshëm thotë se i ka ndodhur një qytetari nga Kosova në spitalin privat “Acibadem Sistina”...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img