22,12,2025

Sondazh: Qytetarët vlerësojnë HIB Petrol si ofruesin më cilësor të derivateve në Kosovë

Must Read

Një një sondazh të fundit të realizuar nga organizata zvicerane ICERTIAS, qytetarë të Kosovës u pyetën se çfarë do të blinin nëse do të kishin pasuri pafund dhe nëse do të merrnin në konsideratë vetëm cilësinë e një produkti ose shërbimi gjatë blerjes. Si u përgjigjën ata?

Në kategorinë komericale të sonazhit QUDAL, përkatësisht në kategorinë për ‘Pikë Karburanti’, krahas të gjitha brendeve të pikave të karburantit në treg qytetarët e Kosovës e vlerësuan kompaninë HIB Petrol si ofruesin e cilësisë absolutisht më të lartë për derivate dhe produktet dhe shërbimet e tjera të cilat HIB i ofron.

“Ne jemi shumë të lumtur që qytetarët e Kosovës edhe zyrtarisht e kanë ri-konfirmuar besimin e tyre në HIB Petrol. Ky është vlerësimi më i mirë që ne mund ta marrim, meqë i njëjti është dhënë nga blerësit dhe konsumatorët tanë të përditshëm, çofshin ata individual apo të bizneseve. Misioni ynë përmbushet plotësisht vetëm në rastet si këto, kur konsumatorët vit pas viti e vërtetojnë se zgjedhja e tyre absolute mbetet HIB Petrol” ka thënë Hysen Lajqi, drejtor ekzekutiv në HIB Petrol.

Ky sondazh u realizua nga ICERTIAS – International Certification Association GmbH (www.icertias.com) në të gjithë territorin e Kosovës gjatë muajve janar dhe prill 2018, duke përfshirë rreth 1,200 qytetarë të Kosovës të moshës  mbi 15 vjeç.

Sondazhi i tregut nga QUDAL nuk matë as përqindjen në treg (shitjet), as fuqinë e një brendi, por ekskluzivisht eksperiencën e konsumatorit dhe opinionin se çfarë dhe kush ofron për ta nivelin më të lartë të cilësisë në kategori të caktuara në vendin e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img