23,12,2024

Smaka: EULEX të konstatojë ligjet që u shkelën në rastin e “Dosjes së shefave”

Must Read

Profesori i së drejtës, Riza Smaka, thotë se është e domosdoshme që tani ligjshmëria të kthehet në vendin e vet, dhe EULEX-i do të duhej që të konstatojë të gjitha shkeljet e ligjshmërisë që kanë ndodhur në proces dhe procedura gjatë kohës për të cilën bën fjalë dosja e re dhe përgjimet që po publikohen njëri pas tjetrit.

“Instituti juridik i punësimit rregullohet me akt ligjor e konkretizohet me akt nënligjor. Në bazë të aktit nënligjor, kur ka nevojë për punësim, shpallet oferta publike, zakonisht në formë të konkursit publik. Me konkursin publik precizohen kërkesat themelore për punësim, përkatësisht për kontraktimin për punë. Në këtë rast personi që i plotëson të gjitha kërkesat e konkursit kualifikohet për punësim e kurrsesi jo të tjerë, qofshin edhe me preferenca e rekomandime të forta të pushtetarëve e burokracisë aktuale dhe afërsie me qeveritarët. Me këtë praktikë të zbatimit dhe të sundimit të ligjit veprohet në të gjitha shtetet parlamentare e demokratike, atje ku sundon ligji, e që si të tilla janë dhe funksionojnë më së miri në linjat e fuqishme si shtete të së drejtës”, ka thënë ai.

“Pasi Kosova mjerisht nuk është shtet i së drejtës, por gjithnjë është shtet ligjor, as instituti i konkursit zakonisht nuk po përfillet. Në atë mënyrë po shkaktohen shkelje ligjore, të cilat janë akte të inkriminuara e të sanksionuara. Ndryshe, cilido shtet, pavarësisht formës e sundimit e të organizimit, është shtet ligjor çfarë është edhe Kosova, por gjithnjë nuk është edhe shtet i së drejtsë, e së andejmi edhe shkeljet ligjore në forma më se të ndryshme, e ndër të tjera edhe me ato të aferës ‘Pronto’, së pakut deri sot janë neglizhuar e shpërfillur ashtu që shkelësit e akteve ligjore dhe të atyre të bazuara në aktet ligjore kanë kaluar pa ferrë në këmbë, gjë që është për zhgënjim e dëshpërim serioz”, tha prof. Riza Smaka për “Kosova Sot”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img