27,07,2024

Skuadra e Trump, kush janë emrat më të përfolur

Must Read

Sa i përket pozicioneve kyçe ka pasiguri, e megjithatë në media po përvijohen disa prej bashkëpunëtorëve të mundshëm. Guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, është një prej 5 emrave që qarkullojnë për dy poste, atë të ministrit të Drejtësisë ose të Brendshëm.

Në garë me të janë guvernatori i Arkansasit, Asa Hutchinson, ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Neët Gingrich, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudi Giuliani dhe guvernatorja e Oklahomes, Mary Fallin.

Sa i përket pozicionit strategjik të Sekretarit të Shtetit, emri më i përfolur është ai i John Bolton, një diplomat me shumë përvojë. Detyra e tij e fundit ka qenë ajo e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në OKB nën administratën e
George Ë.Bush nga 2005 në 2006. Vitet e fundit Bolton është aktivizuar si lobist dhe ka qenë gjithashtu këshilltar i politikës së jashtme të Mit Romney-t, kandidat në presidencialet e 2012-s, kritiku më i ashpër i Donald Trumpit.

Për Pentagonin flitet për gjeneralin në pension, Michael Flynn, që gjatë këtyre muajve ka qenë një prej këshilltarëve më të afërt të manjatit të pasurive të paluajtshme. Në listë është edhe senatori i Alabamës, Jeff Sessions, që është pjesë e të ashtuqujturës “transition team”.

Thesari mund të shkonte për Steve Mnuchin, ish-parner i “Goldman Sachs”, dhe eksponent i një prej familjeve më në zë të financave në Nju Jork. Mnuchin ju afrua Trumpit që në pranverë me detyrën për të gjetur donatorët e mundshëm për fushatën. Edhe pse nuk grumbulloi shumë, ruajti besimin e presidentit të sapozgjedhur.

Për dikasterin energjetik përflitet Harold Hamm, miliarderi nga Oklahoma që foli lidhur me këtë fushë në konventën republikane të Klivelandit në muajin korrik. Pjesë e administratës besohet se do të jenë edhe mbështetësit e hershëm.

Për Ministrinë e Shëndetësisë favorit është Ben Carson, kirurgu në pension që mbështeti Trumpin që prej fillimit. Pikërisht atij do t’i takonte përgatitja e reformës në shëndetësi, me të cilën do të zëvendësonte “Obamacare”, siç premtoi Trumpi gjatë fushatës.

Një karrige duhet t’i rezervohet edhe Sara Palin, ish-guvernatore e Alaskës eksponente e lëvizjes konservatore “Tea Party”. Palin u shpreh pro Trumpit në 19 janar të 2016-s, para se të fillonte gara brenda partive.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img