03,05,2024

S’kompensohen orët gjatë verës, anëtarët e SBASHK-ut shkojnë në det

Must Read

Me gjithë përplasjet se a do të zëvendësohen orët apo jo, anëtarët e SBASHK-ut kanë vendosur që për pak ditë të shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar, raporton Express.

Këtë verë 400 anëtarë të SBASHK-ut do të pushojnë në bregdet.

Grupi i parë nis pushimet më 26 qershor, për të vazhduar grupet tjera sipas agjendës së përcaktuar nga Komisioni për përgatitjen e pushimeve.

“Duke vlerësuar e çmuar lart përkushtimin e punëtorëve të arsimit të Kosovës në edukimin e arsimimin e brezave, SBASHK-u vazhdon me traditën e mirë të njohjes së këtij kontributi duke dërguar çdo verë një numër të konsiderueshëm të anëtarëve të vet për pushime në bregdetin shqiptar”.

“Në verën 2019 Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, pasi ka analizuar në përpikëri mundësitë buxhetore, ka vendosur që në çdo 60 anëtarë të dërgojë një pushues në bregdetin shqiptar. Përzgjedhjen e pushuesve e kanë bërë shoqatat sindikale në çerdhe, shkolla fillore e të mesme, në njësitë akademike të universiteteve dhe të institucioneve të kulturës”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Të 400 pushuesit janë të ndarë në 4 grupe me qëllim që organizimi të jetë sa më i mirë i pushimeve dhe aktiviteteve sindikale atje. Grupi i parë me pushuesit nga Podujeva, Prishtina, Skenderaj, UP-ja, Qendra e studentëve, Fushë Kosova, Obiliqi dhe institucionet e kulturës e nisin këtë traditë të mirë të mërkurën, më 26 qershor, për të vazhduar ky aktivitet me pushuesit nga komunat tjera sipas agjendës së përcaktuar nga Komisioni për përgatitjen e pushimeve.

Pushuesit gjatë qëndrimit në bregdetin shqiptar, përveç pushimit të merituar, do të zhvillojnë edhe aktivitete sindikale përmes tryezave dhe debateve për arritjet, sfidat dhe idetë e reja për angazhimin sindikal në vijim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img