29,04,2024

Skema 3D: Si u ekzekutua Nelgert Pata (Video)

Must Read

Thelbësore ka qenë dëshmia e Ari Alinanit, personit që ishte në drejtimin e makinës “Volksvagen”, ku gjendej Pata.

Dy atentatorët, me një autoveturë tip “Benz” me portobagazh, që rezulton e vjedhur, i kane zënë rrugën makinës që sapo kishte dalë nga një hotel, që gjendej 100 metër larg, siç paraqitet në këtë skemë grafike të ndërtuar mbi të dhënat hetimore.

Kanë dalë nga makina dhe e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi, njeri nga përballe dhe tjetri i spostuar paksa në krah të vendit të pasagjerit të makinës “Volksvagen”, ku ishte ulur Nelgert Pata.

Gjithçka është zhvilluar në pak sekonda dhe atentatorët janë larguar me shpejtësi me makinën e tyre, te cilën e dogjën me benzine ne Zhupan te Fierit, pak kilometra larg vendit te krimit.

Ari Alinani që drejtonte makinën mbeti i plagosur. Ai ka rrëfyer se atentatorët ishin të mbuluar me maska dhe nuk ka mundur t’i shohë. Por dëshmia e tij mësohet se bie në kundërshtim me atë të disa dëshmitarëve të tjerë okularë dhe me pamjet filmike të sekuestruara nga policia.

Për këtë arsye prokurorët kanë vendosur ta arrestojnë me akuzën e kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.

Burimet e policisë së Fierit, thanë se 38-vjeçari, i njohur edhe me emrin Ilirjan Alinani, nuk ka treguar të dhëna të sakta as mbi lidhjet me Patën, duke thënë se s’kishte lidhje tjetër me të, përveç se bënte shoferin.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img