18,04,2024

SKANDAL || Ja se në çfarë gjendje janë disa taksi në relacionin Prishtinë- Podujevë! (Foto)

Must Read

taksi_0

Në një gomisteri (vullkanizer) të fshatit Peran të komunës së Podujevës këto ditë një taksist kishte sjellë makinën e tij të tipit Audi 80, me ngjyrë të kaltër të mbylltë, për ta riparuar njërën gomë, të cilës iu kishte ngulur një gozhdë.

Punëtorët në momentin kur e kanë larguar gomën për riparim, kanë vërejtur një gjendje të tmerrshme teknike të pjesëve më të rëndësishme të makinës, të cilat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në procesin e frenimit dhe të stabilitetit të makinës gjatë ngasjes.

Punëtori i kësaj gomisterie, Alban Potoku (autori i kësaj fotografie) tha se makina në fjalë kishte në defekt të rëndë të dy amortizatorët dhe spiralet e pjesës së prapme të makinës, si dhe disqet frenuese.

“Kur e pashë këtë gjendje të makinës mbeta i trishtuar! Menjëherë mu kujtua se kam hipur edhe vet në të disa herë, në relacionin Podujevë-Prishtinë dhe anasjelltas. Ngasësi taksist ishte dashur fillimisht ta dërgonte makinën në një punëtori automekanikësh për t’ia ndërruar pjesët që i kishte në defekt të rëndë e pastaj ta sillte te ne”, u shpreh  Potoku. Ky rast është tejet shqetësues. Por, pak e besueshme se është i vetmi. Aq më shqetësues është fakti se kjo makinë bartë pasagjerë. Ata hipin në to duke menduar se ndihen të sigurt, se janë teknikisht në rregull.

Qytetarët e këtij vendi besojnë se kompanitë e licencuara kryejnë me përpikëri kontrollet e rregullta teknike të makinave. Po ashtu besojnë në kontrollet rutinore të policisë rrugore, që pronarët e makinave të tilla me defekte të rënda teknike dënohen dhe nuk lejohen të qarkullojnë fare në rrugë. Qytetarët nuk janë në dijeni, se automjetet e tilla që i përdorin, ua rrezikojnë jetën. A. O./ Gazeta Blic

12985540_1155547917818077_3583583403364809720_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img