29,04,2024

S’ka ushtri as këtë mandat

Must Read
FSK

Kosova nuk do të mund ta bëhet me ushtri as gjatë këtij mandati qeverisës, për shkak se partnerët e mëdhenj të koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk janë marrë vesh paraprakisht me partnerin e tyre Listën Serbe që kjo e fundit të mbështesë formimin e ushtrisë. Kështu kanë thënë përfaqësuesit e opozitës dhe analistët politikë në vend.

Sipas tyre PDK-ja dhe LDK-ja do të duhej që para se ta formonin koalicionin me Listën Serbe të merren vesh që edhe serbët ta mbështesin transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Qeveria e Kosovës në planprogamin legjislativ të këtij viti ka paraparë që çështja e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të trajtohet në fund të muajit nëntor, megjithatë kjo vështirë se do të ndodhë pasi Lista Serbe tash e një kohë është duke e bojkotuar punën e Kuvendit.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të vendit ka thënë se Lista Serbe është duke zhvilluar konsultime të brendshme dhe se Zyra e kryeministrit është duke pritur që të bisedojnë me këtë subjekt, kur ata të jenë të gatshëm.

“Nga Lista Serbe na thuhet se ende zhvillojnë konsultime të brendshme dhe ne presim të na njoftojnë kur janë gati të bisedojmë”, ka deklaruar Gecaj.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img