03,05,2024

S’ka më trajtim të veçantë për Edi Ramën: Berlini i ka shtatë kushte për Qeverinë në Tiranë!

Must Read

merkel

Gunther Krichbaum, Kryetar i komisionit parlamentar për çështjet Europiane në Bundestagun Gjerman dhe përfaqësues i grupit më të madh parlamentar në Bundestag ka dhënë pak shpresa për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një konferencë për shtyp në Tiranë, Krichbaum tha hapur se me arritjet e deritanishme të Shqipërisë, grupi i tij parlamentar CDU-CSU nuk do të miratojë hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Grupi parlamentar më i madh në Gjermani CSU/CDU ka bërë një skaner të plotë mbi gjendjen e rendit, trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe korrupsionin në polici. Shefi i komisionit për Çështjet Europiane, Gunter Krichbaum tha në Tiranë se “në luftën kundër trafikut të drogës janë shënuar hapa pas”. Ai tha se korrupsioni mbetet një dukuri e përhapur në shumë sektorë, përfshirë policinë dhe se krimi ka depërtuar në polici, drejtësi e politikë. Deklaratat e Krichbaum, i cili tha se CSU/CDU do të rekomandojë që negociatat me Shqipërinë të mos hapen, vijnë në një kohë kur qeveria shqiptare thotë se ka arritur rezultate në luftën kundër drogës.

7 pika që janë pritshmëritë e CDU-CSU përpara se ne të jemi pro çeljes së negociatave për integrimin në BE. Ne duam që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE. Duam që qytetarët e Shqipërisë të përfitojnë nga avantazhet e statusit të të qënit anëtarë të BE. Duam që negociatat me Shqipërinë të çelen kur të jenë krijuar kushtet e nevojshme. Krijimi i shtetit të së drejtës ka rol thelbësor. Sot është ende e paqartë se kur do të hyjë në fuqi reforma në drejtësi, pasi Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar.

Deri tani, ky kush nuk është përmbushur. Deri tani nuk janë përmbushur numri 2 dhe numri 3 i prioriteteve kyçe. Rezultatet e deritanishme janë të pamjaftueshme. Për këto arsye do t’i rekomandojë qeverisë federale mos miratojë hapjen e negociatave. Nuk ka kuptim që në Shqipëri të ketë ekspertë ndërkombëtarë rekomandimi, nëse nuk merren parasysh rekomandimet dhe standardet evropiane. Qytetarët shqiptarë presin procese të drejta ligjore.

Lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri është ende në nivele të pamjaftueshme. Që nga progres-raporti i fundit nuk shënohen hapa përpara. Korrupsioni mbetet në Shqipëri e përhapur gjerësisht në shumë sektorë, përfshirë drejtësinë dhe policisë. Janë shtresat e varfra që e vuajnë më shumë korrupsionin. Lufta ndaj korrupsionit është testi më i fuqishëm për të provuar shtetin e së drejtës. Gjithashtu lufta ndaj trafikut të drogës duhet të rritet ndjeshëm. Në luftën ndaj trafikut të drogës janë bërë hap pas. Kjo duhet të shndërrohet në një detyrë parësore.

Të gjitha këto prioritete kyçe duhet të përmbushen përpara se të jepet një votë pro. Ligji për kthimin e pronave është në përpunim e sipër, por duhet të bëhet më shumë transparencë në lidhje me këtë proces. Shqipëria ndodhet larg standardeve evropiane në këtë drejtim. 

Sa i përket zgjedhjeve duhet të bëhet më shumë punë për mosmanipulimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet duhet të zhvillohen në përputhje me standardet evropiane, e theksoj me vullnetin dhe angazhimin e të gjitha palëve politike. Ligi për dekriminalizimin duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Ka ende persona të inkriminuar në funksione publike. Kjo është e papranueshme për ne si grup parlamentar dhe për mua personalisht.

Këto janë pritshmëritë tona që ne kemi. Të gjitha këto reforma bëhen sepse ju do të jeni qytetarë të Bashkimit Europian.

The post S’ka më trajtim të veçantë për Edi Ramën: Berlini i ka shtatë kushte për Qeverinë në Tiranë! appeared first on GazetaBlic.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img