Ai ka bërë të ditur se ky vit shkollor do të nisë më 3 shtator, dhe se nuk do të ketë greva.
Megjithatë, Jasharaj, në një intervistë për “Epoka e re”, ka paralajmëruar se në vazhdim të vitit shkollor, sistemi arsimor mund të përballet me greva, nëse institucionet shtetërore nuk i përfillin kërkesat e SBAShK-ut për njohjen e stazhit për vitet ’90-ta, dhe për nivelizimin e pagave.
Ai ka thënë se punëtorët e arsimit nuk po kërkojnë asgjë më shumë sesa një vend meritor në Ligjin për pagat, si dhe miratimin e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e ’90-ta.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/s-ka-greve-viti-i-ri-shkollor-nis-me-3-shtator-570622/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright