10,09,2025

Sipërmarrësit me nismë për konsolidimin e KH “Kastrioti” – Femrat

Must Read

Hendbolli përbën krenarinë e sportit ferizajas. E nismat në dobi të përparimit të klubeve ferizajase me traditë që zhvillojnë këtë sport, asnjëherë nuk kanë munguar nga vullnetmirët. Së fundmi kemi edhe nismën e konsolidimit dhe fuqizimit për pjesëmarrje në gara edhe të Klubit të Hendbollit “Kastrioti” – femrat.

Janë sipërmarrës, veteranë të hendbollit e sportdashës që kanë shprehur vullnetin për të konkretizuar këtë mbështetje.
Ishin Agim Imeri, Qëndrim Imeri, Ismet Jupa, Lulzim Abazi e Florim Haxhimusa ata që sot, i prezantuan në zyrën e tij, të parit të Ferizajt, Agim Aliu platformën e vullnetin për të ringjallur KH “Kastrioti”- femrat, përmes investimit të dijes sportive, aftësive menaxhuese e fondeve të nevojshme për ringritjen e klubit.
E riorganizimi i klubeve sportive me qëllim ngjitjen e tyre në majat tabelare mbetet përkushtim i qeverisjes lokale, mbështetjen e vendosmërinë për të cilën e konfirmoi vet qytetari i parë i Ferizajt, Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img