21,12,2024

Sipas INPO-s, emërimi i rrugës Ferizaj-Gjilan “Beau Bajden” është i kundërligjshëm

Must Read

Drejtoresha e INPO-s, Albulena Nrecaj, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur të kundërligjshëm emërimin e rrugës Ferizaj-Gjilan “Bou Bajden”.

Dje në ceremoninë e emërimit të kësaj rruge mori pjesë edhe zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden me familjen, ndërsa ishin të pranishëm edhe zyrtarë më të lartë të Kosovës.

Drejtoresha e INPO-s ka renditur disa argumente, që këtë emrim e bëjnë të kundërligjshëm:

E para: Vendimi i Qeverisë së RKS për emërtimin e kësaj rruge, Bou Bajden është i kundërligjshëm

Sipas Ligjit 04/L-71 për Sistemin e Adresave në RKS, vendimin për emrat e zonave të qarkullimit publik (rrugë, bulevarde, sheshe, etj.), e merr Kuvendi i Komunës nën juridiksionin e të cilave ndodhen ato. Ky ligj e as aktet e tjera normative nuk e autorizojnë qeverinë, biles asnjë ministri që të propozojë apo vendos emra.

E Dyta: Tabela e vendosur përgjatë kësaj rrugë është bërë në kundërshtim me Ligjin

Ligji i ka paraparë ndalimet e emërtimeve siç janë:

a. Nuk lejohet përdorimi i emrave me një shkronjë apo me një numër;

b. Nuk lejohet përdorimi i emrave me shkurtime apo iniciale;

c. Nuk lejohet përdorimi i emrave në gjuhë të huaj

Emrat në gjuhë të huaj lejohen vetëm nëse ato përshtaten në gjuhën shqipe.

Emri dhe mbiemri i figurave të shquara që kanë kontribuar në zhvillimin e Kosovës do të përshtaten me shkronjat e alfabetit shqip, p.sh. Bill Klinton dhe jo Bill Clinton (në këtë rast Bou Bajden, jo Beau Biden)

c. Të mos shkruhen me karaktere speciale, të tilla si: vizë, apostrof, pika ose thonjëza

d. Emrat e sugjeruar duhet të kenë 1 ose 2 fjalë dhe duhet të shmangen emrat me më shumë se dy fjalë duke pasur në konsideratë madhësinë e tabelës;

e. Në emërtimet e rrugëve p.sh ‘Rruga kryesore Kaçanik’ duhet të hiqet fjala “kryesore” sepse nuk është e nevojshme, në këtë rast “nacionale”

f. Nuk lejohet përdorimi i emrave me fjalë të vështira për tu shkruar ose shqiptuar

E treta: A thue qysh kish me reagua z.Bajden, nëse e kish marr vesh se kryeministri i Kosovës po e nderon me veprime antiligjore.

albulena

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img