19,03,2024

Simmons ‘dridh’ opinionin: EULEX ka mision politik, Specialja është bërë vetëm për t’i dënuar ish-krerët e UÇK’së

Must Read

Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons raportoi paraditen e së hënës në Komisionin për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës. Për tri orë rresht, para deputetëve, Simmons adresoi një varg akuzash ndaj punës ndër vite të EULEX-it në Kosovë.

Në këtë videolidhje, Simmons tha se misioni i EULEX’it nuk ka pasur synim të forcojë dhe të ndihmojë sundimin e ligjit, por se misioni ka qenë kryekput politik. Madje, ai shkon edhe më tutje duke thënë se EULEX’i ka pasur synim që t’i largojë nga jeta politike personat që iu referohej si ‘peshqit e mëdhenj’.

Ai paraqiti edhe disa raste konkrete si rasti ‘Kleqka’ dhe rasti ‘Drenica 1 dhe 2’ kur qëllimi ishte vetëm dënimi dhe jo vendosja e drejtësisë. Simmons gjithashtu tha se është bërë shumë pak në hetimin dhe zbulimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Sipas tij, në vitin 2014 ka zbuluar dokumente, ku përfshihen informata për të dyshuarit serbë dhe të gjitha të dhënat personale të viktimave në Kosovë, por që tha se në këtë gfazë nuk mund të japë të dhëna të detajuara.

Ai tha se kjo do të ndodh nëse Komisioni vendos për një hetim të plotë – ku ai do të ofrojë detaje dhe dokumentacion për t’i mbështetur pretendimet e tij, madje tha se misioni i EULEX’it i ka dhënë serbëve këto dokumente.

“Kur jam bërë kryetari i gjykatësve të EULEX e kam pa se shumë pak po bëhet për të hulumtuar raste kundër të akuzuarave me prejardhje serbe, shumë prej tyre kanë ikur nga Kosova. Pse nuk është bërë që këta njerëz të dalin para gjykatës ndërkombëtare siç është Dhomat e Specializuara të Kosovës. Pse BE nuk po përfshihet me Beogradit që edhe të akuzuarave me prejardhje serbe të vihen para drejtësisë. Kur jam bërë kryetar i këshillit më 2014 kam zbuluar shumë dokumente të ndryshme të krimeve të luftës që janë të prokurorëve serbe. Këto akuza të dyshuara të kryer të etnisë serbe gjatë konfliktit, këto dokumente kanë përfshirë informata për këta persona, por edhe të dhënat personale të viktimave kosovare që kanë qenë viktima të këtyre krimeve. Këto krime janë bërë në Kosovë kundër banorëve të Kosovës nga njerëz me prejardhje etnike serbe, të cilët shumë prej tyre nuk janë qytetarë të Kosovës. Kur kam diskutuar këtë çështje me EULEX ata kanë thënë që autoritetet serbe nuk i kanë resurset dhe vullnetit për t’i hulumtuar këto krime. Ata e kanë ditur që në realitet këto raste nuk duhet të hulumtohen fare, pavarësisht burimeve që janë në dispozicion”, shtoi Simmons.

Ish-kryegjykatësi i EULEX-it tregon se çfarë përmbanin dokumentet që iu dhanë prokurorëve serbë

Malcolm Simmons, ish-kryegjykatës i misionit evropian në Kosovë, EULEX, tha sot në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e 1Agjencisë Kundër Korrupsion se ky mision u ka dhënë dokumente prokurorëve serbë lidhur me rastet e krimeve të luftës.

Malcolm Simmons, ish-kryegjykatës i misionit evropian në Kosovë, EULEX, tha sot në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e 1Agjencisë Kundër Korrupsion se ky mision u ka dhënë dokumente prokurorëve serbë lidhur me rastet e krimeve të luftës.

Simmons tha para deputetëve se aty përfshiheshin edhe informata specifike edhe për dëshmitarët e atyre krimeve me prejardhje shqiptare, raporton Gazeta Express.

“Në 2014 kam zbuluar shume dokumente të krimeve të luftës të cilat u janë dhënë prokurorëve serbë. Këto akuza për krime të supozuara të kryera nga persona të etnisë serbe gjatë luftës. Këto dokumente përfshinin informata për këta persona, por edhe të dhënat personale dhe detaje të dëshmitarëve me prejardhje shqiptare. Këto krime janë bërë në Kosovë kundrejt banorëve të Kosovës nga serbë, shumë prej të cilëve ishin edhe qytetarë të Kosovës”, tha Simmons.

Ai tha se rastet e krimeve të kryera nga serbët në Kosovë BE-ja ka dashur që të mos hetohen fare pavarësisht se çfarë prova kanë.

“Autoritetet serbe në 10 vjet e kanë dënuar vetëm një person, në një mision që ka kushtuar me miliona miliona euro”, tha Simmons.

Simmons tha se Gjykata Speciale është mekanizëm që Bashkimi Evropian e përdori si zgjidhje në dialogun Kosovë-Serbi.

“Pse të mos ketë edhe serbë të akuzuar para Dhomave të Specializuara? Pse BE-ja mendoi se zgjidhja ishte që autoritetet serbe të merren vetë me rastet e krimeve të luftës. E kanë ditur se ata as nuk kanë kapacitete dhe as vullnet që ta bëjnë këtë”, tha Simmons.

Ai tregoi se ndërkombëtarët nuk kishin besim në gjykatat e Kosovës. duke theksuar se “Gjykata Speciale ishte mekanizmi që BE-ja e përdori me Serbinë në dialogun Kosovë-Serbi”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img