29,03,2024

Simic: Thaçi të bëjë më shumë për komunitetet (Video)

Must Read

simic_1460055313-9524691

Shpresë tek Hashim Thaçi si President i ri i vendit kanë edhe përfaqësuesit e komunitetit serb.

Slavko Simic, kryetar i Lisës Serbe thotë presin që Thaçi të jetë President i paqes.

‘Pikësëpari presim nga z.Thaçi që të jetë kryetar i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit në shoqërinë tonë. Duhet të them se deri më tani Presidentja Jahjaga ka qenë instanca më e pavarur në Kosovë tek e cila gjithmonë jemi adresuar që të zgjidhim vakumin politik dhe të jetë ndërmjetësues në mes të pushtetit dhe opozitës. Presim po ashtu nga Presidenti Thaçi që të bëjë më shumë për të gjitha komunitetet në Kosovë, të jetë organ i pavarur në të cilin të gjithë do të mund të kemi adresë’, tha Simic për Klan Kosova.

Thaçi u zgjodh President më 26 shkurt pas tre raundesh votimesh pavarësisht nga opozita e cila pati hedhur gaz lotësjellës.

https://dailymotion.com/video/x42so1m

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img