17,05,2024

Sibel Halimi: Qytetin e Ferizajt do ta bëjmë me stadium siç e meriton

Must Read

Kandidatja për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi vizitoj stadiumin e qytetit. Halimi u takua me drejtorin sportiv Agron Selmanin dhe trajnerin e KF Ferizaj Arbnor Morina.

Drejtori dhe trajneri i KF Ferizaj theksuan nevojën e një stadiumi për qytetin. Kandidatja për kryetare te Ferizajt tha se sportistët do të jenë ndër prioritetet kryesore të saj.

Postimi i plotë i Sibel Halimit:

“Bashkë me drejtorin sportiv Agron Selmanin dhe trajnerin e KF Ferizaj Arbnor Morina, vizituam stadiumin dhe ekipin e qytetit.

Sa keq për një qytet si Ferizaj të jetë pa një stadium siç e meriton. Me Agronin dhe Arbnorin diskutuam për nevojën urgjente që e ka qyteti i Ferizajt për stadium sipas standardeve europiane.

Qytetin e Ferizajt do ta bëjmë me stadium siç e meriton, me standarde që aplikohen nga FIFA dhe UEFA.

Ferizajemeriton

LDK160”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img