19,06,2025

Si vdiq 32 vjeçari nga Podujeva?

Must Read

Nehat Kuleta, 32 vjeç kishte qëndruar të martën të kujdesej për shtëpinë, e materialet.

Të mërkurën babai i Nehatit, e kishte gjetur të birin të vdekur, me një plagë në krahëror, e cila dyshohet të jetë bërë me një mjet të mprehtë.

Familja e të ndjerit, e cila jeton në fshatin Tërrnavë të Podujevës nuk deshi të flasë për rastin. Të tronditur me vdekjen e Nehatit, thanë prapa kamerave se ende nuk kanë marrë një lajm nga prokuroria.

Ndërsa fqinjët e të ndjerit treguan se në vendin ku u vra më herët nuk kishte pasur përleshje e as vjedhje.

Madje sipas tyre, me të ardhë policia në vendin e ngjarjes i kishte gjetur edhe kuletën të ndjerit. E në vendin e punimeve nuk mungonte asgjë.

Në anën tjetër Policia e Kosovës ka thënë se rasti është regjistruar si vdekje e dyshimte.

PK ka njoftuar se hetimet për këtë vdekje, siç e quajnë  ata, të ndjeshme, po vazhdojnë.

I ndjeri la pas vetes gruan dhe tre fëmijët. Nehat Kuleta, 32 vjeç është gjetur i vdekur të mërkurën, i ndjeri dyshohet të jetë vrarë. /t7

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img