29,04,2024

Si t’i identifikoni preparatet e mira për flokë?

Must Read

Kur të mësoni se cilat produkte zbusin dhe ushqejnë flokët dhe cilat i thajnë dhe i dëmtojnë, do të jeni një hap afër t’i keni flokët që i dëshironi.

Cilët përbërës duhet t’i kërkoni në produktet për kujdesin e flokëve?

Balsamet hidratuese

Zgjidhni balsam me këta përbërës të cilët u ndihmojnë flokëve që të mbajnë lagështinë: Glicerinë, Glicerilstearat, Propilen glikol, Natrium laktat, Natrium PCA

Disa alkoole

Alkoolet e yndyrshme janë të mira për kaçurrela. Ato alkoole fillojnë me shkronjë “C” ose “S”. Ceearil alkooli, Cetil Alkooli, Stearil alkooli.

Niveli i ulët i pH-së

Nëse keni flokë të thatë, kërkoni shampo, balsame, xhele, shkumë dhe tretmanë të cilat theksojnë nivelin e ulët pH në etiketat e tyre. Ato do të mbajnë lagështinë në flokë. Gjithashtu, kërkoni produkte në të cilat theksohet “hidraton intensivisht”, “kundër plakjes”, ose “mbrojtje nga nxehtësia.

Vajrat

Produktet me vajra ushqyese janë të mira për kthimin e lagështisë në flokë. Vaji i avokados, arganit dhe vaji i ullirit janë të mirë për hidratimin e flokëve të thatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img