08,05,2024

Si ja “mori fytyrën” qytetari nga Kosova policit në Milot për 10 euro

Must Read

Një qytetar nga Kosova ka treguar një rast korrupsioni që ka ndodhur në Milot. Qytetari pretendon se ka korruptuar policin të cilin më pas edhe e ka raportuar te patrulla tjetër. Por në pamundësi të vazhdojë me tej denoncimin qytetari ka pranuar ti kthehen 10 eurot që i kishte dhënë policit si këmbim që ai të mos merr një gjobë më të rëndë.

M poshtë u sjellim rrëfimin e qytetarit dhe përballjen me policin

Dje deri sa po ktheja për në Kosovë rreth orës 17:00,në hyrje të Milotit më ndaloi një patrollë e policisë(vetura në foto me targa Policia 2027) Edhe numri i policit ka filluar me 200…,arsyja e ndaljes ishte tejkalimi i një kamionit në vijë të plotë. Polici kërkoi nga un 10 euro për të mos më vendosurë gjobë,un e luta të më liroi pa paguar aj nuk pranoi dhe un ja dhashë,pastaj më liroi,dhe un vazhdova rrugën dhe tek rrethi ku vie për Kosovë takova patrollën tjetër i tregova rastinë në fjalë dhe pyta ku të lajmroi rastinë për korrupcion,ata më thanë eja pas nesh dhe më dërguan tek patrolla që më kishin marrë 10 euro,polici i cili mi kishte marrë të hollat nuk zbriti fare nga vetura ndërsa kolegu i ti mi dha të hollat dhe më kërkoi falje në emër të kolegut tij dhe tha mos u merrë më me këtë punë sepse frik ka filluar punen dhe e suspendojn nga puna,unë sdo e kisha lënë me kaqë por nuk e dija stacionin policor në Milotë për ta raportuar rastin…/BS

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img