28,04,2024

Shtypi malazez: Dikiqin e lajmëroi një anëtar i grupit të tij

Must Read
Dikiqi

Siç shkruajnë Pobjeda dhe Vijesti e Podgoricës, ky fakt “është i theksuar në urdhërin e prokurorit special, Sasha Çagjenoviq, për fillimin e hetimeve, dhe i cili për përpjekje të kryerjes së veprës së terrorizmit ka ngarkuar përveç Dikiqit edhe Kristina Hristiqin dhe Aleksandar Sinxheliqin për të cilët policia është vënë në ndjekje. Të tjerët ngarkohen me veprën e bashkimit për veprën kriminale”.

Në dokumentin e prokurorisë zbulohet mënyra se si “organet e sigurisë në Mal të Zi kanë parandaluar që Mali i Zi të mbulohet në zi’, shkruan Vijesti.

“Velimiroviq ka ndihmuar në zbulimin e organizatës kriminale”, shkruan në urdhëresën e Çagjenoviqit të cilën e transmeton shtypi malazez.

Dyshohet se detyra e tij “brenda grupit ishte furnizimi me armë, municion, uniformë, bartje të porosive, sigurimi i hapësirave ku do të vendosej dhe deponohej armatimi”.

Velimiroviqi ka zbuluar planin kur, sipas shtypit malazez, siç thuhet, nga Sinxheliqi ka marrë 15 mijë euro me të cilat është dashur “të blejë 50 pushkë automatike dhe tri kuti me municion të cilat do t’i vendoste në një shtëpi që do ta merrte me qera në Podgoricë”. /REL

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img