13,12,2024

Shtyllat elektrike rrezikojnë jetën e qytetarëve, KEDS bëhet i shurdhër (Foto lajm)

Must Read

Një kasident i ndodhur para dy dite në fshatin Nerodime të Ferizajt gati sa nuk përfundoi tragjikisht për fajin se në mes të rrugës gjendet trafoja e rrymës elektrike.
Në Ferizaj nuk janë të rralla rastet ku në mes të rrugës kanë mbetur trafot dhe shtyllat elektrike të cilat po paraqesin rrezik permanent për vozitësit e makinave.
Trafot, të cilat edhe pas rregullimit të rrugëve, në fshatin Nerodime, trafoja në lagjen e re, në udhëkryqin e rrugëve “Astrit Bytyqi” dhe “Hasan Prishtina”, shtyllat në rrugën “Driton Islami”  janë dëshmia më e mirë se sa KEDS po neglizhon jetën e qytetarëve në Ferizaj.
“Kisha dalë në market dhe ishte vërtet një trishtim kur një makinë goditi trafon e cila ka mbetur në rrugë. Isha në dilem a të ofrohem te makina ti ndihmoj vozitësit apo të largohem shpejt pasi ishte friga që trafo mund të rrëzojej dhe rryma të na godiste krejtve” thot në banor i lagjes “Astrit Bytyqi”.
Dy ditë më parë në fshatin Nerodime ndodhi një aksident, ku një makinë goditi trafon, e cila gjithashtu gjendet në rrugë pasi në momentin e fundi ana e majt i’u blloku nga një makinë që po vinte në anën e kundërt.
Ndërsa në rrugën drejt “Bifurkacionit”, e cila për qudi ende nuk ka emër, trafo gjendet në mes të rrugës, edhe pse kjo rrugë ka një vit që kanë përfunduar punimet.
Habit fakti pse inspektorët komunal janë aq tolerant ndaj këtyre rasteve ndaj KEDS-it, kur kjo kompani, saherë komuna i ka vonuar pagesën, se ka pas për dert ta lenë gjithë qytetin në terr.
Ndoshta duhet të paguaj dikush me fatalitet e që ta shytjë KEDS-in të marr masa për evitimin e këtyre pengesave.
Apo si duket për KEDS-in më me rëndësi është ndonjë procedur e thjeshtë administrative se sa jeta e qytetarëve?

 

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img