20,04,2024

Shtyhet për në tetor organizimi i Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Must Read

Situata me COVID-19 ka detyruar teatrin “Adriana Abdullahu” ta shtyjnë për në tetor organizimin e Festivalit të Teatrit në Ferizaj.

Fatmir Hyseni, drejtor i Teatrit të Qytetit të Ferizajt, “Adriana Abdullahu” (Teatri Adriana), i cili e organizon Festivalin e Teatrove, ka thënë se për shkak të situatës, ky festival shtyhet dhe planifikohet të mbahet nga 20 deri 26 tetor 2021.

“E kemi shty festivalin për 20 deri më 26 tetor, nëse masat na lejojnë, nëse jo festivali do të mbahet online. Planifikohet të marrin pjesë: Teatri i Gjakovës, Teatri ‘Dodona’, Teatri i Gjilanit, Teatri i Mitrovicës, Teatri i Prizrenit, Teatri i Podujevës dhe Teatri ‘Adriana’. Këtë vit nuk do të ketë shfaqje jashtë Kosovës për shkakun e pandemisë”, ka thënë ai.

Por, ka thënë se nëse detyrohen që festivalin ta mbajnë, atëherë do të ketë ndryshme edhe të programit.Vitin e kaluar, ky festival nuk arriti të mbajë edicion e 50-të, si pasojë e COVID-19. Andaj, organizatorët planifikojnë që këtë viti të mbajnë bashkë dy edicionet, të 50-in dhe 51-in.Edicioni i sivjetmë i Festivalit të Teatrit të Ferizajt 50/51 ishte planifikuar të niste më 20 shtator 2021.

Masat qeveritare për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë në fuqi deri më 26 shtator 2021.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img