16,01,2025

Shtime: Pjetërshtica futet në karantinë

Must Read

Pas gjendjes së paraqitur me të infektuar në komunë e Shtimes, ku kanë rezultuar pozitiv 9 (nëntë) banorë nga Pjetërshtica dhe 1 (një) nga fshati Vojnoc, sot është thirrur mbledhja urgjente e Shtabit Emergjent të Shtimes për të marrë masat dhe përgjigjen ndaj kësaj situate.

Në këtë mbledhje u vendos që fshati Pjetërshticë të vendoset në karantinë dhe stafi mjekësor të testohet për Covid-19, pas kontaktit me rastin e pare.

Zarife Rexhaj, doktoreshë në QKMF, tha që të shikohet mundësia e stafit për vet-izolim.

Labinot Beqa, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, përkrahë mendimin e drejtoreshës se personeli shëndetësor të testohet me urgjencë pasiqë stafi ka kontaktuar mjaftë shpesh me pacienten. Më tutje ai parashtroi kërkesën për rritjen e stafit në QPS për shkak të pakos së Ministrisë e cila do të filloj së zbatuari shumë shpejt”, thuhet në njoftim.

“Banorët nuk duhet të ndihen të shqetësuar me marrjen e vendimit, mirëpo këtë duhet ta konsiderojnë si mbrojtje ndaj shëndetit të tyre” tha kryetari Ismajli. Po ashtu ai përmendi edhe shtroi kërkesën për identifikimin dhe marrjen e sa më shumë mostrave nga fshatrat që kanë rezultuar pozitiv.

Emin Beqiri, drejtor i Policisë rajonale në Ferizaj uroi shërimin e pacientëve si dhe përmendi se Policia e Kosovës tha se ka mjaftueshëm staf për të përballuar karantinën në fshatin Pjetërshticë. Ai përmendi edhe sfidat dhe përvojën e karantinimit në Ferizaj si dhe ofroi përkrahjen në këtë drejtim për komunën e Shtimes.

Sevdie Mehmeti, drejtoreshë rajonale e IKShPK-së tha se është fat që situata në Shtime është ende e menaxhueshme dhe se do të koordinohemi bashkërisht.  Apelet janë të rëndësishme për kujdes, të mbahet distanca, familjet të izolohen për 14 ditë dhe se Shtabi Emergjent të jetë i gatshëm për t’ju përgjigjur situatës.

Mirditë Qeriqi, drejtoreshë e QKMF-së parashtroi kërkesën për t’i testuar stafin e QKMF-së si dhe QMF-së në Pjetërshticë për shkak të kontaktit që stafi kanë pasur me pacienten e parë te diagnostikuar në fshatin Pjetërshticë.

Kryetari Ismajli, në fund të këtij takimi kërkoi nga të gjithë qytetarët t’i përmbahen rregullave dhe masave të marra nga IKSHPK-ja, ka uruar që situata në komunën tonë të vazhdoj  të jetë e menaxhueshme edhe më tej, falënderoi banorët e fshatit Pjetërshticë për menaxhimin e mirë me këtë rast të Iniciativës Qytetare të fshatit Pjetërshticë për mobilizimin e tyre në shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjen e prekur dhe ato që kanë nevojë. Kryetari tha se  nga këtu si shtab themi se për ne është i rëndësishëm shëndeti i çdo qytetari jo vetëm në Komunën tonë por në të gjithë territorin e Kosovës, andaj QKMF-ja të rrisë kontaktin me QMF-në në Pjetërshticë për të pajisur edhe më tej me kërkesat e tyre, dy rastet e personelit mjekësor të QMF-së në Pjetërshticë do të jenë në kontakt për tu informuar saktë për kohën e vizitave nga pacientët e prekur me Covid-19, dhe mundësia që të jenë në listë për të ju nënshtruar testeve.

Shtabi ka apeluar te të gjithë qytetarët për ndërprerjen e vizitave familjare pasiqë këto po dalin të jenë edhe burimi kryesor në bartjen e infeksionit COVID-19

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img