06,12,2025

Shtatorja e Skënderbeut nga materiali i ricikluar (VIDEO)

Must Read

Pëllumb Hasani ka realizuar ëndrrën fëmijërore. Në krye të oborrit, së fundmi i ka bërë vend shtatores së kryeheroit shqiptar. Vepra artistike prej skrapi është punuar prej artistit Përparim Behluli.

Shtatorja e Skënderbeut nuk është vepër e porositur. Mirëpo, tek pasi artisti ferizajas do t’ia jepte dorën e fundit, vepra do ta bënte për vete Hasanin, pronar i një biznesi për dizajnim e prodhim të orendive prej drurit në Ferizaj, raporton Express në KTV.

Behluli thotë Hasani ngulmoi që Skënderbeu në metal ta mbante shpatën në gjendje gatishmërie.

Behluli beson se është hera e parë që Gjergj Kastriotit i punohet një shtatore prej materialit të ricikluar. Thotë se ka marrë reagime pozitive edhe nga kolegët e kritikët e artit.

Roli i Skënderbeut, i cili ua ktheu shpinën osmanëve për t’u kthye në Shqipëri, shpesh ka nxitur edhe debate të ashpra publike. Por mospajtimet vetëm sa e kanë shtyrë Hasanin edhe më shumë që ta ketë në oborr shtatoren e idolit të tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu prezanton Qeverinë e re komunale. Ky është ekipi që do ta udhëheqë Ferizajn në mandatin e ri

Ferizaj 05.11.2025 Ferizaj, pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, ka zyrtarizuar përbërjen e re të Qeverisë Komunale nën drejtimin e kryetarit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img