27,04,2024

Shtatë vjet burgim për keqpërdorim seksual të personave nën 16 vjet

Must Read
Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për të Mitur, sot 18 prill 2018, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.S i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet nga neni 235 paragrafi 2 nën paragrafi 2.3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Kadrije Goga – Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar, administrimit të të gjitha provave, pranimit të fajësisë nga ana e të pandehurit B.S, për veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet nga neni 235 paragrafi 2 nën paragrafi 2.3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7)  vjet.
I pandehuri akuzohet se në muajin janar 2018, në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën fëmijë të moshës trembëdhjetë (13) vjeçare.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img