27,11,2024

Shtatë të shëruar nga koronavirusi, vetëm një pozitiv në Kosovë

Must Read

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se sonte është konfirmuar vetëm një rast me koronavirus në Kosovë.

Sot më 27 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku me SARS-CoV-2, është konfirmuar 1 rast.

IKSHP-ja ka bërë të ditur se rasti pozitiv është rast kontakti nga komuna e Vushtrrisë.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme Instituti ka bërë të ditur se janë shëruar 7 pacientë, duke quar numrin e përgjithshëm te të shëruarve në 801 raste.

“Nga data 08 shkurt deri më 27 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.992 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.048 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 27 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.743.246 raste të COVID-19 dhe 354.884 raste të vdekjes.

IKSHP-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img