Në mbledhjen e sotme të Shtabit Emergjent Lokal për përballimin e situatës me COVID-19, morëm vendim:
- Të vihen në funksion të përballimit të fluksit të pacientëve me COVID-19 dhe të dyshuarve, hapësirat e QKMF 4 dhe Qendrës së Shëndetit Mendor në Ferizaj;
- Të aktivizohet shërbimi i rentgenit të QKMF-së për nevoja të situatës;
- Të zhvendosen shërbimet e gjinekologjisë, kirurgjisë dhe ortopedisë së Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt në QKUK me qëllim të krijimit të hapësirave të reja në funksion të trajtimit të rasteve me COVID-19;
- Shtohen kapacitetet e Qendrës së Thirrjeve në QKMF për kontaktimin e rasteve me COVID-19 si dhe shtohen vizitat shtëpiake të pacientëve të infektuar me COVID-19;
- Hapësira të caktuara të Dispanzerit vihen në dispozicion të nevojave të veçanta shëndetësore;
- Mjekët familjar konform udhëzimeve e vendimeve të fundit të MSh dhe IKSHPK do të bëjnë diagnostifikimin klinik të të dyshuarve me COVID-19, urdhërojnë izolimin dhe në bashkëpunim me QRSHP monitorojnë gjendjen e pacientëve deri në konfirmimin e shërimit.
- Shtohen vizitat e inspektorëve të Komunës në veprimtari të ndryshme me qëllim zbatimin e vendimeve për masat mbrojtëse nga virusi COVID-19.