Shoqata Rugova me seli në New York dhe komuniteti Shqiptaro Amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u drejton publikisht përmes një letre dhe me kërkesë deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës, “që të mos ratifikojnë marrëveshjen e cila i dëmton trojet Shqiptare”.
Ata kanë sugjeruar politikanët e shtetit të Kosovë që t’i lënë anash politikat ditore dhe të tregohen sa më vigjilent rreth kësaj çështjeje.
Letra e plotë:
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës:
Komuniteti Shqiptaro Amerikan me shqetësim të madh përcjellë situatën e fundit të krijuar lidhur me kufirin Kosovë-Mali i Zi, pikërisht rreth ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin kufitar.
Kërkojmë nga Kuvendi dhe deputetët e Republikës së Kosovës që të mos ratifikojnë marrevëshjen e cila i dëmton trojet Shqiptare.
Jemi kundër cdo pazari të bërë me tokat tona.
Jemi në një kohë kur duhet të tregoheni sa më vigjilent dhe t’i leni me një anë politikat ditore.
Shpresojmë dhe besojmë që do mbaheni mend ndër gjenerata si legjislativ i cili nuk ratifikon çfarëdo marrëveshje që dëmton trojet Shqiptare.
Me respekt,
Shoqata Rugova
Federata Pan Shqiptare VATRA
Mark Gjonaj, Asambleist i Shtetit të New Yorkut
Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane
Batalioni Atlantiku
Këshilli Shqiptaro Amerikan
Shoqata Malësia e Madhe
Fondacioni Plavë e Guci
Shoqata Atdhetare Dibra
Shoqata Shqiptaro Amerikane Ana e Malit
Shoqata Peja
Shoqata Drenica
Komuniteti Shqiptaro Amerikan Hasan Prishtina, CT
12 Korrik, 2016, New York