27,07,2024

Shqiptari vdes në rrethana misterioze

Must Read

Disa persona të panjohur kanë therur me thikë në Leipzig të Gjermanisë një shqiptar. Ky person ishte vrarë në orën 5:47, duke dalë nga shtëpia, shkruan ‘focus.de’.

Kjo është transmetuar nga ‘MRP’. Disa njerëz e kishin informuar policinë pak para orës 6:00 të mëngjesit të së premtes, se në lagje ka pasur një konfrontim. Këtë e ka konfirmuar një zëdhënës i policisë gjermane, përcjell albinfo.ch.

Polica ka mbyllur zonën përreth vendit të ngjarjes. Por, reshjet e shiut kishin bërë që gjurmët të fshihen.

Ende nuk janë dhënë detaje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, se nga kush është sulmuar shqiptari dhe cilat janë motivet e kësaj ngjarjeje.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img