28,08,2025

Shqiptari nga Zvicra, i përfshirë në ndeshjen me tre të vdekur

Must Read

Sipas një zëdhënësi të prokurorisë, i implikuar në aksident ka qenë një shqiptar nga Kosova me qëndrim në Zvicër dhe me pasaportë zvicerane (I..H.). Makina e tij kishte targa të Cyrihut.

Të dielën rreth orës 14 në segmentin Gjirokastër-Tepelenë ka ndodhur një aksident i rëndë, me trri viktima. Aksidenti ka ndodhur pas përplasjes frontale të një makine Nissan dhe një Mercedes-Van.

Sipas një zëdhënësi të prokurorisë, i implikuar në aksident ka qenë një shqiptar nga Kosova me qëndrim në Zvicër dhe me pasaportë zvicerane (I..H.). Makina e tij kishte targa të Cyrihut, shkruan 20minuten.ch.

Ndërsa një zëdhënës i policisë ka konfirmuar për 20 minuten se në këtë përplasje kanë humbur jetën tre persona, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për një grua 38 vjeçare, vajzën e saj 9 muajshe dhe djalin një vjeç e gjysmë të shqiptarit nga Zvicra.

Lëndime të rënda ka marrë edhe ky i fundit, i cili ndodhet në gjendje kome. Sipas mediave shqiptare I.H. është dërguar për trajtim jashtë Shqipërisë, mendohet se familjarët e tij e kanë dërguar në ndonjë spital në Zvicër.

Të lënduar nga ky aksident janë gjithsej gjashtë persona.

Sipas gazetës “Panorama”, shqiptari i Zvicrës ka tejkaluar së tepërmi shpejtësinë e lejuar. Nga 30 kilometra në orë sa lejohet, ai me Nissanin e tij ka vozitur në mes 145 dhe 160 kilometra në orë, përcjell albinfo.ch. Por zëdhënësi nuk ka mundur ta konfirmojë realizimin e kësaj shpejtësie. Ai ka thënë se hetimet do të tregojnë se çfarë shpejtësie kanë zhvilluar ngasësit me rastin e ndeshjes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img