06,05,2024

Shqiptarët nga Turqia vizitojnë Ferizajn

Must Read

 Gjatë ditës së sotme shqiptarë të shquar në profesionet e tyre, të integruar në shoqërinë turk kanë vizituar komunën e Ferizajt.

Është kjo një vizitë kthyese pas vizitës së kryetari i Ferizajt bëri në disa rajone të Turqisë, ku pati kontakte me personalitete me prejardhje shqiptare, biznese dhe afaristë të dalluar.

Këtij delegacioni i printe Kryetari i Shoqatës së Kosovarëve në Komunën Bafra, të regjionit të Samsunit në Turqi, Yunus Gün dhe koordinatori  i Qendrës Kulturore e Kosovës në Bursa, Recep Gündüz.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt Agim Aliu, i cili së bashku me deputetin Elmi Reçica  dhe Faton Hasanin, kryetar i Bordit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik mes Kosovës e Turqisë.

“Një pritje të veçantë sot i bëmë, bashkë me deputetin Elmi Reçica dhe kryetarin e Bordit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik mes Kosovës e Turqisë, Faton Hasani, vëllezërve tanë nga Turqia, shqiptarë të shquar në profesionet e tyre, të integruar në shoqërinë turke por gjithnjë të lidhur me rrënjët shqiptare, duke ruajtur gjuhën, kulturën e traditën tonë.

Kënaqësi e veçantë të kemi mysafirë në qytetin tonë, Kryetarin e Shoqatës së Kosovarëve në Komunën Bafra, të regjionit të Samsunit në Turqi, Yunus Gün, koordinatorin e Qendrës Kulturore e Kosovës në Bursa, Recep Gündüz, me bashkatdhetarë të tjerë, në vizitën kthyese pas asaj tonë, javë më parë, nga e cila lindi bashkëpunimi, që do t’i sjellë Ferizajt të mira investuese e shkëmbime kulturore” ka thënë  kryetari Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img