26,12,2024

SHQIPËRIA TË RRIJË GATI

Must Read

Nëse nesër në emër të mbrojtjes së serbëve në veri mund të invadojë Kosovën Serbia, atëherë, Shqipëria nuk duhet të presë as një sekondë të vetme që të intervenojë në Kosovë dhe Luginë të Preshevës, në emrin e mbrojtjes së gjithë shqiptarëve dhe të respektojë Kushtetutën e saj. Çdo devijim, mospërgjigje, anashkalim, arsyetime banale të paqes ndërkombëtare, do të jetë një qyqarllëk i rradhës që e ka karakterizuar me vite popullin tonë të lashtë! Ne nga një Iliri që shtrihej që nga Alpet e gjer në Athinë, kemi mbetur një grusht vend në Ballkan, duke u tkurrur vazhdimisht!

E përsëris: shqiptarët duhet ta rikthejmë mentalitetin pushtues të Pirros e të Lekës së Madh, e të heqim mentalitetin e viktimës (sikur kingja), duke lejuar kush të çohet ma herët në mëngjes me na sulmu e ma na pushtu. Le të fillojnë të frikësohen fqinjët tanë okupatorë! Ata kanë arsye ma shumë t’na frikësohen neve se janë në trojet tona! Dhe për ne ky do të jetë çlirimi dhe rikthimi i trojeve tona shekullore!

Bashkim Fazliu Migjeni

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img