12,05,2024

Shqipëria më 9 nëntor hap negociatat për anëtarësim në BE

Must Read

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga burime zyrtare në Bruksel, të cilat pohojnë se “Shqipëria pritet të marrë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave por me kusht, rezultate konkrete nga reforma në drejtësi”.

Metodologjia do të jetë e njëjtë me atë të vitit të kaluar, ku për secilin nga kapitujt do të vlerësohet progresi i bërë. Burime zyrtare nga Brukseli pohojnë për “BalkanWeb” se “ligji i vetting-ut i dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike nuk do të jetë pengesë për dhënien e rekomandimit, pasi me reformën në drejtësi, është plotësuar kushti kryesor për të dhënë rekomandimin pozitiv për Shqipërinë për hapjen e negociatave”.

Pas publikimit të raportit pritet që në dhjetor të votohet në Këshill. Do të jenë vendet anëtare ato që do të vendosin nëse Shqipëria do të hapë negociatat apo jo. Marrja e një rekomandimi pozitiv për Shqipërinë është arritja e dytë më e madhe pas marrjes së statusit të vendit kandidat në 2014.

Tashmë, Shqipëria është një hap i madh përpara në procesin e integrimit, ndërkohë që zbatimi i reformës në drejtësi, pra rezultatet e para të saj duket do të jenë kushtet që do të kërkojë në vijim Bashkimi Evropian për të çelur negociatat.

Qeveria shqiptare nga ana e saj ka kërkuar që zbatimi i reformës në drejtësi të bëhet përmes procesit të integrimit, pasi kapitujt që do të hapen të parët do të jenë 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës.

Ky vendimi i BE-së për të dhënë rekomandimin pozitiv këtë vit, lidhet edhe me zgjedhjet që do të bëhen në shumë prej vendeve anëtare, veçanërisht në Gjermani.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Komuna e Ferizajt ndan 260 serra për ferizajasit

Komuna e Ferizajt, respektivisht Drejtoria e Bujqësisë ka bërë publikimin e përfituesëve të serrave 50 m2 për vitin 2024. Ky...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img