14,10,2024

Shqiperia etnike deri tek Molla e kuqe

Must Read

Bashkëpunimi në mes të fuqive të mëdha është esencial në vend të konflikteve për të përballuar krizat ekonomike dhe politike që sfidojnë njerëzimin sot në shek XXI – Rusia fashiste perfide që punon haptas kundër vendosjes së Rendit të ri botrorë, sipas vizionit të Njeriut vertikal universal, po e kundërshton edhe ndaljen e Luftës në Siri dhe vendosjen e Paqes në atë vend për arsye se, ka të instaluar në Siri sistemin raketor Rus andaj, pyetja  e madhe shtrohet “Bota sot eshte ne prag të Luftës së Tretë botërore apo jo” ?

Albert Pike i shkroi letër Mazzinit me 15 gusht 1871 ” Lufta e tretë botërore do të nxitet prej agjentëve tonë në mes të Cionistve Politikë( Izraelit) dhe liderëve të botës muslimane që do të nxitet prej nihilistëve dhe ateistëve” 

Lufta e tretë botërore për momentin është e bllokuar për arsye të Dokumentit të Drejtave të Njeriut i nënshkruar nga fuqitë e mëdha dhe shumica e vendeve të botës, në  kohën kur e kanë nënshkruar nuk e kanë kuptuar pergjegjësinë  që kanë, në  raport me obligimet ndaj parimeve që shtrohen në atë dokument  përndryshe po të ishte në ndergjegjjen e tyre, nuk do ta nënshkruanin nga frika e humbjes së dominimit karshi vendeve të vogla. Dokumenti krijoji baraspeshë botërore ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit ,mos zbatimi i tij nga vet ata që e kanë nënshkruar, po krijon tensione ndërmjet fuqive të mëdha dhe pasojat po i vuajnë vendet e vogla.

Përgjegjësine që kanë marrë  Amerika për të zbatuar dhe implementuar Dokumentin është dashur të kenë  parasysh rreziqet e pengesat që dalin gjatë rrugës.

  • Për të pasur zbatim të Drejtat e Njeriut duhet të kenë vulën e Njeriut universal,  por që ka një origjinë kombëtare që i takon një Kombi dhe që ka besim në Zotin.

“Deklarata e KSBE tani më OSCE përmban edhe tri principe të reja, të përcaktuar në mardhëniet ndërmjet shteteve: së pari, principin e moscenimit të kufijëve, me të cilin shtetet-pjesëmarrëse të Konferencës, konsiderojnë – të pacënueshëm të gjithë kufijtë e vetë, si edhe kufijtë* (shih, aprovimin e Dokumenteve) e të gjitha shteteve në Evropë;

së dyti, principin e respektimit të integritetit territorial, me të cilin shtetet pjesëmarrëse, obligohen që të – përmbahen nga ajo, që territorin e shtetit tjetër pra pjesëmarrëse, ta bëjnë objekt të okupimit ushtarak ose të masave tjera, ose ta përvetësojnë …,

së treti, principin e respektimit të të drejtave njerëzore dhe të lirive themelore, me të cilat shtetet pjesëmarrëse obligohen se do ta përparojnë dhe inicojnë realizimin e plotë të të gjitha të drejtave dhe lirive, që dalin prej dinjitetit të personalitetit të njeriut. Në këto pika shprehet qartë rruga dhe alternativa e zgjidhjes me kërkesën e drejt dhe rrugën e politikës dhe shtetndërtimit. Në marrëdhëniet e këtilla të ndërlikuara të botës bashkëkohore, gjenden kufijtë e detantit, por edhe fillimi i epokës së re në marrëdhëniet ndërkombëtare.”

Nëna shqiptare Lindi Njeriun që i qëndrojë sfidave të kohës, vuajtjeve,robrisë,varfrisë,luftave shekullore etj – Njeriu që i dha botës ndërgjegjje,Dashuri,Paqe, mirësi etj  prandaj Kombit shqiptar meritonë të i’u njifet e Drejta njerëzore për Liri bashkim kombtar ,e i siguruar.

Duhet të kultivohet një vetëdijësim kombtar shqiptar me tradita tona duke respektuar  të gjitha religjionet në hapsirën tonë etnike.

Politikanët që po e pengojnë procesin e bërjes së Shqipris Etnike duhet të largohen nga skena, duhet të zgjidhen atdhetar intelektual që kan guxim ,që jan të lidhur me popullin si mishi me eshtra, ndërsa  komunizmi dhe pasuesit e tij nuk kan çka lypin në proceset politike.

Urime 10 Qershori dita e Lidhjes së Prizrenit,sukse ekipit kombëtar të Shqiprise etnike në Paris.

Prof Hyzri Salihu

09 06 2016

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img