28,04,2024

Shqipëri: Bashkësitë fetare, pro lëndës mbi fenë në shkolla

Must Read

kishe

Bashkësitë fetare në Shqipëri kanë mbështetur projektin e qeverisë, për përfshirjen e një lënde fetare në sistemin arsimor. Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama paraqiti projektin e ri për ta kthyer shkollën publike në një hapësirë njohëse jo vetëm për shkencat, por edhe për fenë.

Sipas tij, kjo nuk e cenon laicizmin por forcon themelet kulturës laike që për momentin kërcënohet nga ekstremizmi i dhunshëm. Futja e një lënde mbi fenë në sistemin arsimor shqiptar është konsideruar si një domosdoshmëri nga përfaqësues të komuniteteve fetare. Myftiu i Tiranës, Ylli Gura u shpreh dje për “Top Channel” se, është koha e duhur për të ndërmarrë një hap të tillë për shkak të shqetësimeve tepër serioze të ekstremizmit të dhunshëm.

Ipeshkv George Frendo, thotë se mësimi i etikës dhe fesë është shumë i rëndësishëm për sistemin arsimor. Sipas tij, mësuesit duhet të japin edhe mësime mbi fenë, duhet të jenë shumë të përgatitur. Përfshirja e një lënde fetare në sistemin arsimor mbetet ende e paqartë. Edhe pse vijojnë konsultat ndërmjet përfaqësuesve të komuniteteve fetare, mbeten të paqarta pyetjet se, çfarë informacioni mbi fenë do të marrin nxënësit dhe cilët mësues do ta japin këtë lëndë nëpër shkolla.

Paqartësia mbi këtë projekt ka ndezur polemika në rrjetet sociale, lidhur me laicitetin e shkollës. Pedagou Artan Trebicka i Fakultetit të Shkencave të Natyrës thotë se, “nëse një prind do që fëmija e tij të marrë mësime fetare, e çon në një shkollë të licencuar për këtë punë dhe jo në një shkollë shtetërore”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img