06,07,2025

Shpresa për shtetin

Must Read

Shkruan : Lulzim Aliu

– Ajo që sot dukshëm shihet është fakti se qytetarëve të Kosovës u ka humbur diku shpresa se do ta kemi një shtet siç duhet.

Dhe ne, të gjithë, duhet ta bëjmë luftën që të mos na vdes ajo shpresë.

Ndoshta, në këtë pështjellim, shkuarja në zgjedhje do të ishte një rrugë, edhe pse e turbullt, që do ta mbante gjallë shpresën e njerëzve për një shtet normal,
Shpresën për një shtet që do t’i mbronte ata, atëherë kur duhet t’i mbrojë,
Shpresën për një shtet që do t’i dënonte ata, atëherë kur duhet t’i dënojë
Shpresën për një shtet ku nuk mund të udhëheqin njerëzit që e kanë luftuar atë,
Shpresën për një shtet ku dija, guximi dhe kombëtarja vlerësohen dhe çmohen drejt,
Shpresën për një shtet ku pushteti punon dhe lufton për të.

Kjo edhe mund të bëhet.
Së paku, duhet të përpiqemi!
Nuk është kohë e improvizimeve por e vendimeve.

Shpresa për një jetë të sigurt në shtetin tonë assesi nuk duhet të vdes!

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img