02,05,2024

Shpresa për qeverisje të mirë nga z. Kadri Veseli!

Must Read

Në këtë shkrim, do të përpiqem të jem e pandikuar politikisht dhe ta tërheq një paralele në mes vitit 1997/’98 . Vit, kur iu ngjallën shpresat popullit për të vazhduar rrugën e sakrificës, për të kulmuar me lirinë e saj. Dhe viti 2016/217 është vit kur populli po pret ngjalljen e shpresës, për ditë më të mira.
Por, a do të mund të tërhiqej një paralele në mes të asaj që ka qenë fundi i një shtypje dhe përpjekje për të shfarosur një popull në vendin e tij, dhe asaj, që sot ju gëzohemi plotësisht, lirisë së Kosovës (hiq këtu gjendjen e rënduar politike në Mitrovicë)?!
Natyrisht, që këto dy kohë nuk mund të krahasohen për nga përpjekja e popullit për mbijetesë dhe ruajtje të identitetit kombëtar, me kohën e sotme, kur kemi rrethana krejtësisht tjera dhe të favorshme për të vazhduar ndërtimin e Shtetit tonë të ëndërruar me shekuj.
Por, shpresa është ajo paralele, nëse mund të tërhiqet mes dy kohëve të ndryshme, rrethanave të ndryshme, e shumë e shume gjërave të ndryshme.
Është tani më i njohur fakti që, në vitin 1997 ishte UÇK-ja që ia ngjalli shpresat popullit! Ndërsa, sot, pas gjithë atij rrugëtimi të mundimshëm, po kërkohet që të kemi shpresë, për një të ardhme të ndritur të banorëve të saj.
Pra, po kërkohet shpresë, shpresë e ndritur për banorët e saj. Shpresë, që të ndalën disa të këqija që kanë kulmuar në kohën e tranzicionit të Kosovës. Natyrisht, që çdo shoqëri në tranzicion nuk kalon pa pasoja, e aq më tepër, kur në Kosovë tranzicioni ka kaluar nëpër duar të ndryshme, nëpër duar të huaja që kanë qeverisur në Kosovë. Kështu që edhe sot,po i përjetojmë pasojat e keqqeverisjes nga UNMIK-u.
Por, këtë keqqeverisje a e kanë shfrytëzuar edhe individ të papërgjegjshëm në institucionet e Kosovës ? Unë them se po, mandej edhe shumë!
Por, a do të mund të bëhej ma mirë? Natyrisht, që po!
Por, gjithsesi, do duhej pasur parasysh faktin se, që nga qershori i vitit 1999 e deri më 2008 Kosova vetëm ka frymuar lirshëm pa e pasur të definuar statusin e saj juridik dhe krejt qeverisja e vendit është bë nga UNMIK-u, e vendoret thuajse vetëm kanë figuruar figurativisht në qeverisje të vendit të tyre. E, edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 2008, institucionet e Kosovës në nivel qendror janë monitoruar dhe vazhdojnë të monitorohen nga faktor të ndryshëm ndërkombëtar. E këto institucione, janë goditur me të papritura të shumta, që kanë pasur peshë për vendin.
E tani, të gjitha këtyre ngjarjeve do vendosur epilogun dhe për të vazhduar më tutje, për të kërkuar shpresë !
E Shpresa e një vendi, varet nga subjektet politike që qeverisin me vendin, përpjekje për të gjetur dhe besuar qeverisjen vendit një subjekti politik, e ne në Kosovë, subjektin politik e identifikojm me liderin politik të një partie politike.
Në fillim të shkrimit, e ceka që do të përpiqem të jem e pandikuar politikisht, dhe do vazhdoj e të jem e pandikuar politikisht deri në fund të këtij shkrimi, edhe pse tani do të ndalëm te lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, te z. Kadri Veseli. Do ndalem pikërisht te kreu i Kuvendit të Kosovës, që është duke rrezatuar shpresë.
Pikërisht , me ardhjen e Kadri Veselit në krye të PDK-së, nuk e zbehi besimin e elektoratit të PDK-së. Është po ai elektorat, është po ajo frymë siç ishte me kryetarin paraprak, tani president i Republikës të Kosovës z. Hashim Thacin.
Fryma pozitive e Kryetarit të ri, premtimet e tij, dhe zotimet e tij, janë për t’u përshëndetur!
Z. Kadri Veseli, në marrjen e udhëheqjes së PDK-së, më 2016 u zotua se: në strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës nuk do kenë vend njerëzit që janë të pandërgjegjshëm për veprimet e tyre, nuk do të kenë vend njerëzit e pamoralshëm, nuk do të kenë vend njerëzit jo familjar, njerëzit e korruptuar dhe që nuk i kryen detyrat me nder.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, po ashtu ka premtuar dhe është zotuar për zhvillimin ekonomik të Kosovës, ka premtuar dritë të ndritshme për rininë e Kosovës, është zotuar për ndryshim pozitiv në çdo segment të jetës. Ku ne banorët e Kosovës do ta kemi një rrugë të ndritshme nga planifikimi i tij.
Realisht, duke e pasur parasysh gjithë këtë zotim të Kryetarit të PDK-së, dua që qeverisjen e Kosovës në katër vitet e ardhshme ti besohet Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, në mënyrë që, ti jepet hapësirë që zotimet e tij prej një luftëtari, një çlirimtari të bëhen realitet nga politikani karizmatik i ditëve të sotme!
Nga gjithë ato premtime që ka dhënë në Konventen zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, ku edhe u zgjodh në kokë të këtij subjekti politik, po ashtu, edhe në Konventën e fundit të para dy jave të PDK-së, dhe në turnet e tij me bashkëqytetar që po mbanë gjithë andej Kosovës për ti prekur nga afër problemet e jetës së banorëve të Kosovës. Takime me të gjitha kategoritë e shoqërisë për ti dëgjuar hallet e tyre dhe jo vetëm për ti dëgjuar, por për tu zotuar që me punën e tij do ti bën qytetarët të jetojnë dinjitetshëm në Kosovë.
Shkruan; Hanife Salihu, Nënkryetare e Gruas Demokratike të Kosovës

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img