19,05,2024

Shpend Ahmeti: Kjo është e vërteta për nesër!

Must Read

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka theksuar sërish masat që i ka ndërmarrë komuna bashkë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ahmeti në dy pika ka përmbledhur planin e këtyre institucioneve.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Dëgjova shumë interpretime të masave qe Komuna do ti ndërmerr.

Po e qartësoj pak e në ora 14:00 do te jepen edhe më shumë detaje.

1. Do të ndalohet qarkullimi për makina në rrugë të qendres gjatë ditës përvec transportit publik i cili do të jetë FALAS. (Pra nuk bëhet fjale për tabela, këto komuna e ato komuna) e as per hymje të qytetit.

2. Do të ndalohet shitja e Thengjillit dhe do të ndalohet përdorimi nga bizneset nëpër lagje e që janë ndotës të mëdhenj.

Kjo është fazë emergjente dhe në momentin e stabilizimit të situates hiqen këto masa. Shëndeti është primar dhe këto janë masat afatshkurte që mundet me i ndërmarr komuna. Tjerat janë kompetencë e nivelit qendror.

Ju falenderojmë për mirëkuptim!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img