29,04,2024

Shpallet konkursi për regjistrim në klasat e 10-ta (Konkursi)

Must Read

Drejtoria e Arsimit në Ferizaj ka shpallë konkursin për regjistrim në klasat e 10-ta për vitin shkollorë 2018/2019.

Sipas konkursit këtë vit regjistrimi nëpër shkolla të mesme është ndarë në dy grupe.

Në grupin e parë, ku bëjnë pjesë Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” Shkolla ekonomike “Faik Konica”, Shkolla Teknike “Pjetër Bogdani” dhe Qendra e kompetencës, nxënësit mund ti aplikojnë për regjistrim tre ditë me radhë (18,19,dhe 20 Qershor), ndërsa rezultatet do të shpallen ditën e premte( 22 Qershor).

Në grupin e dytë, regjistrimi do të bëhet në Gjimnazin “Shaban Hashani”, shkollën “Elena Gjika”, Shkollën e Agrobiznesit “Zenel Hajdini” dhe shkollën e muzikës “Çesk Zadeja”. Në këto shkolla nxënësit mund të aplikojnë gjithashtu për tre ditë me radhë (25,26 dhe 27 Qershor) ndërsa rezultatet do të shpallen më 29.Qershor.

Në njoftim të DKA-së në Ferizaj thuhet se kandidatët e refuzuar, e të cilët dyshohet se i janë shkelur kriteret e regjistrimit ka të drejtë, brenda 24 orëve, nga koha e shpalljes së rezultateve ti paraqes ankesë Drejtorisë së shkollës, DKA-së e në raste të jashtëzakonshme edhe MASHT- komisionit për ankesa.

Në komunën e Ferizajt të drejtë regjistrimi kanë mbi 1800 nxënës , ndërsa në shkollat profesionale që kanë karakter rajonal kanë të drejtë regjistrimi edhe nxënësit nga komunat tjera./Ferizajpress

Konkursi_2018_regjistrimi i klaseve te dhjeta

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img