27,03,2025

Shpallet e pafajshme drejtoresha e kadastrës

Must Read

drejtoresha-e-kadastres

Në aktgjykim thuhet se nuk janë gjetur prova që e provojnë fajësinë e drejtoreshës së Kadastrës të Komunës së Prishtinës, Nora Kelmendi.

Drejtoresha e Drejtorisë për Kadastër në Komunën e Prishtinës, Nora Kelmendi, është shpallur e pafajshme sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në aktgjykimin që u lexua nga kryetarja e trupit gjykues, Valbona Selimi, u tha se nuk janë gjetur prova që e provojnë fajësinë e të akuzuarës. Rrjedhimisht, ajo u shpall e pafajshme.

Gjykatësja e këtij rasti nuk lejoi xhirimin e kësaj seance të natyrës korruptive me arsyetimin se nuk ishte bërë kërkesa paraprake për xhirim.

Gjykatësja Selimi nuk nxori aktvendim rreth ndalimit të xhirimit ashtu siç kërkohet në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, përkatësisht nenin 301 të këtij Kodi.

Nora Kelmendi nga Prokuroria akuzohej se gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare kishte tejkaluar kompetencat, duke i mundësuar zyrtarit Rrahim Ramadani vazhdimin e detyrës së tij edhe pse i njëjti kishte qenë i pezulluar nga detyra.

KALLXO.com ka raportuar dje për seancën, ku Kelmendi u deklarua e pafajshme rreth akuzës që rëndonte kundër saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një vajze në Ferizaj në janar të këtij viti

Është arrestuar një person i dyshuar se ka dhunuar një femër në Ferizaj Siç ishte raportuar në Janar të këtij...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img