04,05,2024

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik

Must Read

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, ka bërë të ditur se mbi dy mijë nxënës nga të gjitha komunat e Kosovës për dy ditë radhazi, më 22 dhe 23 qershor kanë dëshmuar talentin e tyre para 13 paneleve të ndryshme vlerësuese të nivelit republikan në kategoritë e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik si: në art muzikor, art pamor, recitim, poezi/hartim, teatër, debat, ese hulumtuese.

Hoti ka thënë se nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në Kosovë, rreth 316,000 nxënës të Kosovës, nëpërmjet Programit Nacional për Rininë, vetëm për garën në nivelin e shkollës janë shpallur 16,534 fitues nga 29 komuna pjesëmarrëse, transmeton Klan Kosova.

“Për nivelin komunal janë shpallur 2,069 nxënës fitues dhe në nivelin republikan të Garës Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, sot zyrtarisht publikohen listat me gjithsej 292 fitues”.

“Të gjithë fituesit e kësaj gare pajisen me certifikatë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, rrjedhimisht nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën është i shënuar dedikimi i veçantë i Ismail Kadaresë, si dhe: vendi i Parë nga klasa e I-V bursë (200 €), vendi i Dytë bursë (120 €), vendi Tretë bursë (80 €); klasat VI-IX, vendi i Parë bursë (300 €); + kamp kreativ (300 €), vendi i Dytë kamp kreativ (300 €), vendi i Tretë kamp kreativ (300 €); klasat X-XII, vendi i Parë bursë (400 €); + kamp kreativ (300 €), vendi i Dytë kamp kreativ (300 €), vendi i Tretë kamp kreativ (300 €)”.

“Gjithë kjo punë sigurisht se është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar”.

Gjeni të bashkëngjitur Listën e Fituesve të Garës Republikane për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img