27,07,2024

Shoqëria civile mund të ofrojë kontribut të vlefshëm në dialog

Must Read
Ismet Kryeziu KDI

Ai ka thënë se ky është një reflektim në shërbim të hapjes së dialogut dhe ndërtimit të një procesi gjithëpërfshirës, me qëllim të arritjes së një konsensusi shoqëror për temat dhe sfidat të cilat e përcjellin këtë proces.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kryeziu ka vlerësuar se varësisht nga ekspertiza, kapacitetet dhe fushat të cilat prek dialogu, shoqëria civile mund të ofrojë kontribut të vlefshëm.

Ai ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është proces i nevojshëm dhe i domosdoshëm.

Kryeziu ka thënë se shoqëria civile, kuvendi, qeveria dhe partitë politike duhet ta zgjerojnë debatin me qytetarë në mënyrë që ata të mos e shohin dialogun si një proces i cili vetëm mund t’i sjellë dëme jetës së tyre dhe shtetit të Kosovës.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img