24,01,2026

Shoqëria bjeshkatare Alpiniste Lybeteni: Të ecim për ndërgjegjësim

Must Read

Me moton “të ecim për ndërgjegjësim” kushtuar vetëdijesimit ndaj rrezikut të kancerit të gjirit, ishte aktiviteti i radhës i Shba Lybeteni drejt Majës Pashallore apo siç njihet ndryshe edhe Ostrovica apo Maja e Bilbilit me lartësi mbidetare prej 2092 m.

Muaji Tetor siç dihet tashmë me shumë aktivitete të ndryshme në mbare botën po ashtu edhe në Kosovë ka për qëllim vetëdijesimin e rrezikut ndaj kancerit të gjirit, andaj edhe Shba Lybeteni me këtë aktivitet sado simbolik, por shumë masiv për nga pjesëmarrja, shënoi një ditë të veçantë në fushatën e vetëdijesimit ndaj rrezikut të kancerit të gjirit.

Rreth 140 bjeshkatar nga Kosova e Maqedonia e Veriut me sukses arritën ta përmbyllin shtegun prej mbi 13 km. Edhe pse moti i nxehtë dhe vështirësitë në ecje nuk e ndalën vullnetin e secilit që të ngjitën deri në maje dhe të shijojnë bukuritë që ofron ky vend.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img