20,05,2025

Shoferët e Parlamentit Evropian me material propagandistik nga ISIS

Must Read

Parlamenti-Evropian-650x358

Dy shoferëve që i shërbejnë Parlamentit Evropian, përmes një kompanie private, i janë gjetur kompakt disqe që përmbajnë propagandë për militantët nga ISIS-i, ka shkruar revista gjermane Der Spiegel.

Duke cituar disa burime të pa-identifikuara, Der Spiegel ka thënë se të dy shoferët, njëri në Bruksel dhe tjetri në Strasburg, ishin larguar nga puna dhe policia belge ka filluar hetimet për ta.

Parlamenti Europian nuk pranoi të komentojë për shkak të konsiderimit të sigurisë.

Duke pasur parasysh se edhe disa shoferë më herët kishin prapavijë kriminale, revista Der Spiegel shkruan se Parlamenti Evropian kishte vendosur që mos punësojë më personel të kontraktuar nga kompani private, por vetëm shoferët e punësuar drejtpërdrejtë nga legjislatura, edhe pse kjo do të ketë një kosto shtesë prej 3.7 milionë euro./

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia Rajonale e Ferizajt dhuron gjak – një akt human për jetën

Krahas angazhimeve të shumta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm për parandalimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img