04,05,2024

Gropat, rrezik për aksidente në magjistralen Ferizaj – Prishtinë

Must Read

Shoferët shpesh detyrohen të kalojnë në kahun e kundër për të shmangur gropat në magjistralen Ferizaj – Prishtinë. Nga fshati Prelez e deri në hyrje të qytetit, shoferët duhet të bëjnë manovrime që shton rrezikun për aksidente, për të shmangur gropat që shkaktojnë kolona të shpeshta.

Në gjendje e tillë e rrugës është edhe ajo e “Reçakut” në hyrje të Ferizajt. Ngjashëm si në magjistralen Ferizaj – Prishtinë edhe ajo është arnuar me kuba betoni, por nuk kanë qëndruar gjatë, raporton Koha.net.

“Ata që kanë ardhur nga Shkupi apo qytete tjera kanë bërë shumë aksidente kur kanë rënë në këto gropa ose kur kanë tentuar t’u shmangen atyre”, ka thënë një udhëtar.

“Nuk e kanë ditur ku është gropa dhe nuk kanë mundur të ndalen. Për këtë shkak kanë dëmtuar edhe veturën”, ka thënë ai për portalin Koha.net, duke mos dashur t’i përmendej emri.

Shoferë të shumtë i kanë thënë portalit Koha.net se magjistralja që kalon nga fshati Muhovc e deri në Prelez është në gjendje të tillë tash e sa vjet dhe asnjëherë nuk është riparuar.

“Dimrit më së shumti ka rrezik, gropat mbushen me ujë dhe nuk shihen. Këtë rrugë e frekuentoj shpesh dhe asnjëherë nuk kam parë që është riparuar. Kështu është qe pesë apo gjashtë vjet”, ka thënë një shofer për portalin Koha.net.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img