22,12,2024

Shkruan BBC: Çka mund të na mësojë Shqipëria për besën?

Must Read

Besa e shqiptarit, është ajo që i jep kuptim gjithçkaje, madje me pak fjalë është kodi i shqiptarit.

Shkruan për BBC, Quinn Hargitai:

“Ka pasur kampe që janë ngritur për Kosovarët në gjithë vendin. Familjet shqiptare shkonin në këto kampe, gjenin ndonjë familje dhe i merrnin më pas në shtëpitë e tyre. Ata nuk ishin të afërm e as miq, ata ishin të huaj për ta, por shqiptarët i merrnin brenda në shtëpi, i ushqenin, i vishnin dhe i trajtonin aq mirë sikur të ishin pjesë e familjes”.

Duke pirë makiato në një kafene të vogël në Berat, në qytetin e famshëm të 1001 dritareve, dëgjova se si Nevila Muka përkujtonte efektet e Luftës në Kosovë. Në mënyrë për të shpëtuar nga vdekja dhe shkatërrimi që sillnin forcat ushtarake serbe në vitin 1990, më shumë se 500.000 refugjatë u larguan nga Kosova për të kërkuar strehim në Shqipëri. Por, shpejt e kuptova që Muka nuk e kishte vërejtur vetëm eksodin masiv nga distanca.

Albania has generosity in its blood (Credit: Credit: Christian Kober 1/Alamy)

“Gjyshja ime në fakt e mori një familje në shtëpi. Isha i ri, kështu e mbaj mend që luaja me fëmijët e tyre. Mbaj mend se gatuanin shumë mirë, ata e bënin bukën më të mirë që kam shijuar ndonjëherë”.

“A nuk ishte ndonjëherë e vështirë”? I pyeta.

“Jo për ne, ne ishim në rregull. Por, për disa familje ishte luftë, shumë prej tyre nuk kishin para për t’i mbështetur Kosovarët. Shumë njerëz hynë në borxh për t’i ndihmuar, por kurrë asnjëri nuk i ktheu mbrapsht ata”.

Kur unë i pyeta pse, ata më thanë:

“Kjo është mënyra shqiptare. Është besa”.

Albania has offered refugees a safe haven over the years (Credit: Credit: Brian Atkinson/Alamy)

Kisha dëgjuar edhe më parë për fjalën besë, e dija që do të thoshte diçka ngjashëm me besimin, por në këtë kontekst nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë. Muka shpjegoi se ishte një kod për shqiptarët, e që kupton mikpritjen dhe mënyrën e tyre bujare. Nëse dikush vjen tek ju për të kërkuar ndihmë, ju i jepni gjithçka atyre për të qëndruar. Është e thjeshtë.

Pas këtij diskutimi, isha i hipnotizuar nga koncepti i besës dhe kërkova të mësojë më shumë, kështu që kontaktova me Orgest Beqirin, një student dhe tifoz shqiptar. E dija që nëse dikush dinte më shumë detaje rreth besës së shqiptarit, do të ishte ai.

Kur u takuam, ai shpjegoi se traditat kanë ndryshuar shekuj me radhë, si pjesë e Kanunit të Lekë Dukagjinit, një sërë ligjesh të zakoneve të krijuara në shekullin 15-të për të qeverisur fiset e Shqipërisë së Veriut.

Travellers could knock on a door and ask for refuge (Credit: Credit: Peter Eastland/Alamy)

Megjithëse Kanuni është konsideruar shpesh të jetë burimi origjinal i besës, shumë njerëz thonë se tradita është më e vjetër se Kanuni.

Në një pjesë në Kanun është e shkruar: “Shpija para se me qenë e Shqiptarit, asht e Zotit dhe e mikut”.

Kjo është një traditë e fortë, e në kohët e vjetra nëse ke qenë në një udhëtim dhe ke kërkuar strehim, ju mund të trokisnit në derën e shtëpisë së parë dhe t’i thonit: “O Zoti i shpis, a don mysafir”, dhe pronari menjëherë ju mirëpriste brenda. Në Kanun thuhet se i Zoti i shtëpisë duhet të ketë gjithmonë një shtrat rezervë të gatshme për çdo kohë të ditës dhe të natës, në rast se vjen një mysafir i papritur.

Por unë i pyeta, nëse nuk do ta presësh dikë, a jeni të detyruar nga ‘besa’ për ta bërë atë?

Ndërsa ata më thanë: “Jo tamam. Po, kjo është një detyrë, por sinqerisht shumica e shqiptarëve të vërtetë e gëzojnë kur vjen një mysafir në shtëpi. Kjo është pikë e krenarisë për ta. Në fakt ka një histori të vjetër ku thuhet se në një qytet në veri po ndërtohej një hotel. Ndërsa tërë populli u ankua pasi e pa të panevojshme, duke thënë se nëse nejrëzit kanë nevojë për të qëndruar në një vend mund të trokisnin në derën e cilësdo shtëpi.

An ancient code dictates Albania's generous hospitality (Credit: Credit: Ian Bottle/Alamy)

Edhe pse Lufta në Kosovë, ishte sigurt kriza më e madhe që vendi ka pasur ndonjëherë, Shqipëria ishte vendi i vetëm Evropian që ofronte strehim për më shumë se 2,000 njerëz nga vendet përreth.

Pavarësisht presionit nga fashistët italianë dhe ushtarëve nazistë, shqiptarët refuzuan t’i jepnin mysafirët e tyre, pasi kjo jo vetëm që rezultonte të ishte një turp për ta, por zoti i shtëpisë do të merrte më pas hak.

Kohët e fundit, Shqipëria vazhdon ta gjejë vetën duke ofruar besë, këtë herë për ata që udhëtojnë nga Lindja e Mesme.

Qindra refugjatë iranianë janë aktualisht duke jetuar në Shqipëri, pasi janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për një jetë më të mirë, pasi lufta atje i ka shkatërruar.

Pavarësisht të gjithave Shqipëria mbetet e panjohur për shërbimet e saja të mëdha për shumë njerëz nëpër botë.

E vërteta mbetet kjo, se është vend i vogël ballkanik dhe mjaft i varfër, megjithatë, nga Shqipëria mëson shumë për mikpritjen.

Shkruar nga Quinn Hargitai për BBC

Përktheu dhe përshtati Lajmi.net

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img