18,06,2025

Shkonte çdo ditë tek i njëjti vend në 4 të mëngjesit, gjesti i burrit i habit të gjithë

Must Read

Kafshët janë ato qenie që na falin dashurinë e tyre të pakushtëzuar e na bëjnë për vete me përkëdheljet dhe të qeshurat që na ofrojnë.

Megjithëse në vendin tonë shumë të drejta të tyre përdhosen, e qentë endacakë keqtrajtohen, animalistët dhe personat e thjeshtë që i kanë për zemër kafshët mundohen të bëjnë sa munden për t’i siguruar atyre që mirëqenie minimale.

Një rast i fundit na vjen nga Tirana, aty ku dhembshuria për kafshët e rrugës kalon çdo kufi.

Historia e një burri, i cili siç duket i ka pikë të dobët macet e rrugës dhe i ushqen ato çdo ditë në orët e para të mëngjesit, u ka rënë në sy edhe disa tregtarëve të zonës së “Pazarit të Ri”.

Djali i cili ka parë skenën rrëfen:

Pershendetje JOQ, ky personi erdhi tek Pazari i Ri, ne moment hap canten dhe aty mblidhen rreth 7-8 mace qe nuk e di nga dolen. Me treguan qe vjen cdo dite ne mengjes dhe qe ka nje pune mjaft te bukur. 2 nga macet vazhduan ta ndiqnin dhe kur po ikte. Doja ta ndaja me ju e doja tju them ju rujt Zoti dhe duajini kafshet. Rrespekt per personin ne fjale. Eshte bere sot ne oren 4 te mëngjesit.
E gjeni cdo dite ne kete orar, kam info nga bizneset  qe jane aty aktiv. Me konfirmuan qe vjen cdo dite, madje merr dhe ushqime te hedhura ne koshat e plehrave e ua sjell maceve.
Ai normal qe se ben per fitim, thjesht me pelqeu gjesti pasi me pelqejne kafshet se te duan pa interes.
Me gjithe qejf, vazhdoni punen sic e keni bere deri tani. Mos ndryshoni kurre.”

Gjestet e mira shpërblehen në jetë dhe vendi ynë ka nevojë më shumë persona si zotëria në fjalë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img