Në kuadër të investimeve në arsimin ferizajas janë duke u ndërtuar dy shkolla të mesme. Sipas projektit këto shkolla janë duke shkuar sipas dinam8ikës së paraparë dhe pritet që shumë shpejt do të zgjidhet problem i Gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” dhe një shkollë profesionale.
Zhvillimin e punimeve në këto shkolla e ka prazantuar edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu përmes një postimi në rrjetin social facebook.
Ky është postimi i plotë i kryetaroi Aliu.
Shkollat e reja të mesme që po lartësohen në Ferizaj
2 nga 4 shkollat që janë në ndërtim e sipër e 2 të tjera që do të nisin së shpejti, shtuar kësaj edhe hapësirat e reja anekse të shkollës “Gjon Serreçi” që do të ndërtojmë së shpejti, janë dëshmia më kuptimplote se qeverisja jonë ka vizion transformimin e kushteve të mësimit e mësimdhënies për nxënësit e mësimdhënësit tonë.
Dy shkollat e mesme pranë e pranë, afër Palestrës së Sporteve “Bill Clinton”, kanë ngritur shtatin, për t’i bërë strehë për dekada, dijes e gjeneratave të ferizajasve të rinj.
Është arsimi, investimi në infrastrukturën shkollore e cilësinë arsimore, fokusi i qeverisjes sonë, që mbi të gjitha vendimmarrjen e materializon me ndjeshmërinë e prindit, dëshirën e pasionin e nxënësit e mësimdhënësit e vizionin e politikëbërjes.