29,04,2024

Shkolla për Agrobiznes “Zenel Hajdini” i dhuron 100 kg tranguj Institucionit parashkollor “Ardhmëria e jonë”

Must Read


Ferizaj.10.07.2017
Në vazhdën e aktiviteteve shkollore, nxënësit e Shkollës së Mesme për Agrobiznes dhe Teknologji, “Zenel Hajdini”, i kanë dhuruar sot Çerdhes së Fëmijëve “ Ardhmëria e jonë” 100 kg tranguj.Me këtë rast është thënë se ky donacion përbënë finalizimin e një punë që është bërë nga përkushtimi dhe puna e këtyre nxënësve.E këtë aktivitet të nxënësve e kanë vlerësuar mësimdhënësit por edhe drejtuesit e këtyre dy institucioneve arsimore.

Kanë punuar me përkushtim disamujor nëpër serrat e shkollës.Punën e tyre e kanë finalizuar sot. Nxënësit e Shkollës së Mesme për Agrobiznes “Zenel Hajdini”, i kanë dhuruar sot Çerdhes së Fëmijëve “Ardhmëria e jonë” 100 kg tranguj.Në katin e dorëzimit është thënë se ky donacion e ka të veçantën e saj kur dihet se është arritur falë punës praktike të këtyre nxënësve.
Nxënësja, Miranda Esati, ka thënë se është kënaqësi kur produktet që janë krijuar me djersën e tyre shkojnë për ushqimin e fëmijëve të çerdhes

Vlerësime punës së nxënësve të kësaj shkolle i ka bërë edhe drejtori i kësaj shkolle, Abdullah Imeri, duke thënë se akti në vetvete është simbolik, por tregon më së miri përkushtimin e nxënësve për të bërë diçka të mirë për qytetin

“Kjo është arritur gjatë aktivitetit të punës praktike të nxënësve të shkollës.Ishte ideja që këto t’i ekspozojnë dikund.Kjo përbënë një akt simbolik që t’u jepet fëmijëve të çerdhes në njëren anë, por edhe një lehtësim për nxënësit që ma në fund po gëzojnë dikënd me produktet e tyre” tha drejtori i SHMA”Zenel Hajdini, Abdulla Imeri.

Këto dy institucione, janë dakorduar që në të ardhmen ta shtrijnë bashkëpunimin edhe me projekte tjera..Me këtë rast drejtoresha e çerdhes Zuhal Avdullahu, ka përmendur edhe vizitat që fëmijët do t’i bëjnë në këtë shkollë.

“Kjo duhet vlerësuar se është bërë nga mundi i nxënësve , janë të freskëta dhe pa kemikalie. Kjo shkollë krahas kësaj, na ka ofruar edhe bashkëpunim në fusha tjera përfshirë edhe vizitat e fëmijëve në këtë institucion shkollor” ka thënë Zuhal Avdullahu , drejtoreshë e Institucionit Parashkollor “ Ardhmëria e jonë
Vlerësime këtij projekti i kanë dhënë edhe mësimdhënësit e kësaj shkolle duke thënë se është kënaqësi kur mund i tyre shkon për një institucion që kujdeset për fëmijët tanë.

“Kemi punuar afërsisht një javë me përkushtim.Shkolla kështu po e përmbush edhe misionin që e ka në përgatitjen e kuadrove për drejtimet që ofron” ka thënë Mexhid Azemi, mësimdhënës i kësaj shkolle.
Ndryshe, me planet e saja, Shkolla për Agrobiznes” Zenel Hajdini”, po synon që këtë institucion ta ndihmoi edhe me produkte tjera bujqësore, transmeton Televizioni Liria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img