14,10,2024

Shkencëtarët shkatërruan kancerin vetëm për 11 ditë pa kimioterapi

Must Read

Secila ditë ku një studim tregon potencial për gjetjen e ilaçit kundër kancerit është ditë e mirë, dhe shkencëtarët në Evropë sapo mund të kenë zbuluar shërimin e kancerit në gji – kanceri më i zakonshëm tek gratë, ku një në 8 gra amerikane do ta zhvillojnë këtë sëmundje gjatë jetës së tyre.

Hulumtimet janë prezantuar nga profesori Nigel Bundred në Amsterdam dhe është zbuluar se kanë testuar efektivitetin e ilaçeve të njohura si Herceptin (trastuzmab) dhe Lapatinib, transmeton Telegrafi.

Këto ilaçe veçse përdoren për trajtimin e kancerit të gjirit, por kjo është hera e parë ku ato janë kombinuar së bashku dhe janë përdorur para kirurgjisë dhe kimioterapisë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se janë të aftë t’i eliminojnë disa lloje të kancerit të gjirit për vetëm 11 ditë.

Ata kishin pasur synim t’i përdorin ilaçet në fjalë për të luftuar proteinën e quajtur HER2, e cila ndikon në rritjen dhe divizionin e qelizave të kancerit.  Ndër gjërat më të mira të këtij tretmani është fakti se e eliminon nevojën për kimioterapi dhe ndërhyrje kirurgjike.

Edhe efektet e përkohshme anësore si rënia e flokëve, vjelljet dhe lodhja shmangen, duke e bërë këtë tretman të ketë më pak ndikim në trup.

Rezultatet e studimit kanë qenë me të vërtetë pozitive dhe ky është hap i madh drejt luftimit të njërës nga sëmundjet më vdekjeprurëse në botë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img