08,05,2024

Shkëlzen Doli e Ansambli Filharmonik i Vjenës, sot në Tiranë

Must Read

Një ditë pas koncertit tradicional në Vjenë, që mbahet më 1 janar të çdo viti , bashkë me të në Tiranë do të vijnë dhe 36 artistë për tu bërë pjesë e këtij koncerti madhështor, transmeton oranews.

Doli ka dhënë koncert në Tirane edhe më 4 qershor të vitit 2016, ku ka interpretuar muzike popullore në violinën e tij.

Biletat e këtij koncerti janë shitur që në fillim të dhjetorit, pavarësisht çmimeve të larta që varionin nga 3 mije lekë 5 mijë e 8 mijë lekë.

Në një postim në facebook të pak ditëve më parë Shkëlzen Doli shkruan:

“Të nderuar miq dhe artdashës !

Dëshiroj të ndaj me Ju kënaqësine dhe emocionin e veçante qe kam para kesaj performance kaq te jashtezakonshme!
Me 2 janar, ne Tiranen tone te bukur, do te mberrijne nga Vjena 36 artiste te shquar qe do te shfaqin për herë të parë në Shqiperi, në menyrë kaq autoktone, perlat e artit Austriak per t’Ju uruar, sëbashku me mua, të gjithë shqiptarëve, live nga Tirana: një vit të mbarë dhe sa më shumë harmoni!
Juaji Shkëlzeni”

Shkëlzen Doli ka mahnitur publikun vjenez më 1 janar 2015 me interpretimin e muzikës shqiptare me orkestrën e Filarmonisë së Vjenës.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img